11/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 gusht 1999

Arratiset Shuli me tenderat e rrugëve

në faqen 6

Klosi: Majko s'ka ç'më bën

Kryeministri i pafuqishëm. Shefi i SHIK-ut "kushton" 50 milion dollarë Presidenti ka shumë arsye për të kundërshtuar Kryeministri i pafuqishëm. Shefi i SHIK-ut "kushton" 50 milion dollarë Klosi: Majko s'ka ç'më bën Presidenti ka shumë arsye për të kundërshtuar

Klosi duhet për 14 shtatorin

Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar u duhet Gjinushit dhe ... EDITORIAL Klosi duhet për 14 shtatorin Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar u duhet Gjinushit dhe [pjesërisht e palexueshme]

Sot eklipsi, kujdes sytë!

Sot eklipsi, kujdes sytë!

Policia, pas 15 orë torturash: “Na falni,

Masakrohet kryetari i seksionit të PD-së në Lushnje, Komi Furxhi

Policia, pas 15 orë torturash: “Na falni, ishte një keqkuptim”

Vazhdojnë keqtrajtimet dhe përndjekjet e policisë ndaj drejtuesve të strukturave të PD dhe militantëve të saj në bazë. Kryetari i seksionit të fashit Imshte, të komunës Bubullimë të rrethit Lushnjë, zoti Komi Furrxhi, është keqtrajtuar nga forcat e policisë dhe pastaj është ndalur nga kjo polici, për 15 orë pa patur asnjë shkak dhe asnjë pretekst në faqen 2

Grupimi "Dhjetor '90", ceremoni për Azemin më 12 gusht

në faqen 4

Homazhe për Azemin në 12 gusht

Njoftim i Partisë Demokratike Partia Demokratike e Shqipërisë, njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se, më 12 gusht 1999, në 11-mujorin e vrasjes së heroit të demokracisë dhe tribunit të nacionalizmit shqiptar Azem Hajdari, organizon homazhe në kujtim të jetës dhe veprës së Tij. Homazhet do të fillojnë në orën 19.00 të datës 12 gusht, me lule dhe qirinj në të gjitha sheshet kryesore të Shqipërisë. Ato do të jenë jo vetëm një përshpirtje për jetën e heroit tonë legjendar, por edhe një protestë e fortë ndaj shtetit të sotshëm kriminal, i cili akoma nuk ka filluar hetimet për gjetjen e vrasësve të tij, i cili akoma paguan vrasësit e tij.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 331 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të paqeleshuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Alarm në kryeministri. Zhduket pa lënë gjurmë ministria e Punëve Publike dhe Transporteve

14 shtatorin

Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar u duhet Gjykatës dhe Medanit për të konkretizuar 14 shtatorin e ardhshëm te paralajmëruar gjatë gjithë këtyre ditëve nga vetë Klosi në mediat e kontrolluara prej tyre. në faqen 3

Kryeprokurori në fushatë për Nanon

Prokuroria e Përgjithshme në mbështetje të ish-kryeministrit socialist Rakipi ka shpërndarë të gjithë vartësit e tij nëpër rrethe të ndryshme të vendit për të bërë propagandë në favor të Nanos në faqen 2

Këshilla speciale për t'u mbrojtur

● Eklipsi, nuk duhet parë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk është e nevojshme të vëzhgohet fenomeni për një kohë të gjatë, mjafton vetëm një çast. ● Shikimi mund të bëhet duke i mbrojtur sytë me një filtër të posaçëm, me xham saldatori, me disa shtresa filmi fotografik të djegur, ose me një copë xham të mbuluar nga drita e një qiriu.