Prokuroria e Mirditës futet në lojën e larjes së hesapëve mes Haklajve dhe Majkos
në faqen 4
Nano përjashtohet nga PS
Ish-kryetari socialist nuk mund të shkelë në selinë e partisë së tij
në faqen 5
Kush nxiti konfliktin mes shqiptarëve dhe KFOR
EDITORIAL
Nga Edi PALOKA
Ngjarjet e fundit në Kosovë e pikërisht në Mitrovicë po rrezikojnë të sjellin pasoja aspak pozitive në marrëdhëniet e shqiptarëve të Kosovës me Komunitetin Ndërkombëtar. Sigurisht që ndarja e Mitrovicës në dy pjesë është një fakt krejtësisht i papranueshëm, për shqiptarët, pa asnjë diskutim shqiptarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Por reagimi ekstrem ndaj forcave të KFOR-it, nxitja e konflikteve, nuk është zgjidhja e këtij problemi, përkundrazi. Të mos harrojmë për asnjë moment që ishte pikërisht ndërhyrja e NATO-s që solli lirinë e Kosovës, largimin e ushtrisë dhe paramilitarëve të Millosheviçit nga Kosova.
në faqen 3
Berisha ngushëllon kryetarin e Bashkisë së Izmirit dhe Stambollit
“14 shtatori” me dyert të mbyllura
Berisha ngushëllon kryetarin e Bashkisë së Izmirit dhe Stambollit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dërguar telegrame ngushëllimi dje, kryetarit të Bashkisë së Izmirit, A. Prishtina, dhe kryetarit të Bashkisë së Stambollit, A. Gurduna.
Në këto telegrame, zoti Berisha, ngushëlloi kryetarët e Bashkive, familjet e mijëra qytetarëve turq apo me origjinë shqiptare që humbën jetën nga tërmeti i fortë, i cili goditi këto dy qytete dhe u uron shërim të shpejtë të plagosurve.
në faqen 4
Kontrasti mes dy reagimeve të Rubin
Nga Astrit PATOZI
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Xhejms Rubin, mohoi kategorikisht të gjitha akuzat për implikimin në korrupsion të presidentëve të Bosnjës, të botuar një ditë më parë në një shkrim të gazetës së njohur amerikane, “Nju Jork Taims”. Zyrtari i lartë i diplomacisë amerikane, i kërkoi gazetës përgënjeshtrimin e artikullit, ku përfshiheshin figura të rëndësishme të Bosnjë-Hercegovinës, duke lënë të kuptoje se gjithçka është thënë për ta në shtyp, shkon ndesh me pikëpamjet e Qeverisë së SHBA dhe me informacionet që ka ajo.
në faqen 5
Fatmir Haklaj në gjendje të rëndë
Ish-komisari i plagosur i Tropojës, Fatmir Haklaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Një grup mjekësh i ka kërkuar dje Prokurorisë së Përgjithshme të transferojë atë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për kurime më të specializuara.
Sipas komisionit mjekësor që kryqi gjendjen shëndetësore të të pandehurit Haklaj në spitalin e burgut, gjendja shëndetësore e tij është rënduar. Duke vlerësuar kërkesën e komisionit mjekësor, Prokuroria e Përgjithshme vendosi të premten që të pandehurin pacient Haklaj ta transferojë për mjekim më të plotë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Haklaj u plagos në Tropojë më 4 gusht të këtij viti.
në faqen 5
Destabilizimi i vendit nis nga prokuroria
Nga Jozefina TOPALLI
në faqen 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 339 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simboli i demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lire dhe të pasqa[?] shoqëruar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk merren nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë faj. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Debati ynë - PD para Kuvendit
Ja çfarë duhet përmirësuar në statut
Nga Xhevdet MEHMETI
në faqen 7