20/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 qershor 1999

Majko shpall dësh­timin në luftën ndaj korrupsionit

Kryeministri u kërkon informacion për kontrabandistët atyre që bëjnë kontrabandë Majko shpall dështimin në luftën ndaj korrupsionit në faqen 3

Janë zhdukur 500 milion USD

Ku kanë përfunduar paratë dhe pse nuk denoncohen ministrat

Pakti i rendit dhe rendi i pakteve

EDITORIAL Nga Halit SHAMATA Kur në fillimin e këtij viti kryetari demokrat Berisha hodhi publikisht në tryezën e politikës një pakt kombëtar për rivendosjen e rendit, ky natyrisht nuk ishte i pari për nga radh[a?]. Gjë tjetër është rëndësia e tij. Ndërsa në esencë pakti i propozuar ka lidhje me forcimin e shtetit, ai u prit me këmbët e para. ne faqen 2

Partisë i duhet kolegjialiteti

Debati ynë - PD para Kuvendit Ylli VEJSIU në faqen 10

Cili duhet të jetë vizioni qeverisës i opozitës

Gazur MUKA në faqen 11

Politika monetare e financiarë

Qemal TUSHA Ish Guvernator i Bankës Shqiptare në faqen 12-13

Mesnatë e prangave politike vazhdon

Një vit më parë u arrestuan të gjithë speciale në faqen 15

Ramaj hedh në gjyq ZP për mashtrim

“Kurrë nuk kam marrë apo dhënë tek firmat piramidale” në faqen 2

Tërmeti në Turqi tremb shqiptarët

Ndërtimet në Shqipëri, jashtë çdo kontrolli në faqen 18

100 vjet gjeni

SPECIALE në faqen 23

Të pafytyrët

ZP nuk ka qenë ndonjëherë më shumë se një fletërrufe, por që kur drejtimin e saj e ka marrë një njeri i vogël, ajo është shndërruar në një trakt, ku E.B. të gjitha defektet e tij fizike, mendon se i riparon duke shpifur, fyer dhe sharë të tjerët. Edhe kur drejtimin e gazetës e ka pasur merhum[i?] në Luftën e Dytë Botërore, ajo nuk ka qenë kaq e neveritshme sa kjo e sotmja. ne faqen 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 341 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi e gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra e përveççëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e njerëjë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.