Mijëra qytetarë të Tiranës do të votojnë të enjten, në sheshin “Skënderbej”, kundër qeverisë së katërt socialiste, kundër mashtrimit të katërt.
Bashkohuni me ne!
Një votë e lirë në sheshin “Skënderbej”, kundër këtij mashtrimi dhe për zgjedhje të reja, është një vendim krenar për çdo qytetar shqiptar.
Bashkohuni me ne në sheshin “Skënderbej”, kundër plebishitit kundër qeverisë dhe për zgjedhje të reja, ditën e enjte në orën 16.30.
Deputetët i bashkohen protestës së elektoratit
Grupi Parlamentar demokrat nuk do të shkojë në Parlament ditën e votëbesimit
Deputetët i bashkohen protestës së elektoratit
Gjana: “Vendimi i kryesisë për të asistuar në seancën plenare të votëbesimit të Metës vetëm me një deputet, është i pakthyeshëm”
ne faqen 2
PS: “Meta” na largon nga pushteti
Tre muaj kohë për të korruptuarit Angjeli, Hajdaraga, Shuli, Ruka, Rama, etj
Grupi parlamentar socialist zbraz mllefin ndaj kryeministrit
ne faqen 7
Poçi: Qeverisja, me struktura të inkriminuara
Pas presioneve të FMN, qeveria bën mbledhje me kontrabandistët
ne faqen 2
FMN: Paratë, nëse luftoni korrupsionin
Dogana[t] dhe tatimet kanë pasur sërish të ardhura të ulta, administrata ka sërish nivele të larta të nepotizmit, masat kundër korrupsionit dhe kontrabandës kanë qenë të dobëta
Meta të kthejë paratë e piramidave. Delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, sërish kushte për qeverinë.
ne faqen 9
Shqipëria, rezervat i krimit
Qeveria socialiste dështon në rivendosjen e rendit publik
Memia: “Për periudhën 4-mujore, korrik-gusht shtator-tetor, në vendin tonë kemi 261 të vrarë dhe 134 të plagosur”
ne faqen 5
Zgjedhjet e reja janë si tërheqja e litarit
Intervistë me zotin Pjetër Arbnori, sekretari i Marrëdhënieve me Publikun i PD-së
Strategjia e PD-së janë zgjedhjet e reja të parakohëshme, ide që është përqafuar edhe nga shumica e partive të djathta, e sindikatave dhe shoqatave
ne faqen 5
Spartak Braho, hajdut pulash
Prokuroria përpiqet të mbulojë vjedhjet e deputetit socialist
Deputeti i PS-së, i implikuar në skandalin e shitjeve të pasurive të VEFA-s
ne faqen 5
Pushtetarët drejtojnë trafikun vdekjeprurës
“Presioni i trafikantëve është shumë i madh”, deklaroi Ministri i Rendit në takimin me ambasadorin italian
Qeveria: Mafia e klandestinëve do të vazhdojë
ne faqen 7
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 415 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon ngjan rastësisht e Azem Hajdarit. Hajdarit, simboli i demokracisë dhe i pluralizmit, provon impenjimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lenë të lirë dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kursesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e mbyllë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.