07/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 nëntor 1999

Pushtimi ekonomik dhe politik i mafies

Çfarë do të ndodh me ekonominë shqiptare sipas programit të qeverisë “Meta” Në faqen 7

Udhëtarët e huaj në Shqipëri

SCRIPTA Udhëtarët e huaj në Shqipëri Në faqen 21

Meidani betonon klanin e tij

Sa ministra të Metës punojnë për llogari të presidentit? Rreziku që vjen nga njeriu “i heshtur” i Presidencës Në faqen 4

Meta në kërkim të opozitës fasadë

EDITORIAL Meta në kërkim të opozitës fasadë Nga Sami NEZA Ilir Meta shpalli dje, raportet e tij me opozitën nga zyra e Fatos Nanos, duke përvetësuar me këtë rast në mënyrë të saktë, zhargonin e njeriut që më shumë se askush ka goditur opozitën edhe me spanga, edhe me plumba. Nëse tërë demagogjia e ndërtuar rreth programit të qeverisë së tij mbetet e tillë, demagogjia rreth raporteve me opozitën kur flitet nga zyra e Fatos Nanos, mund të konsiderohet një realitet. Gjatë qeverisjes së Nanos, është vrarë Azem Hajdari, ndërsa gjashtë prej drejtuesve të lartë të qeverisë demokratike janë arrestuar nën akuza të rënda, që sipas Kodit Penal të Shqipërisë, të dënojnë me vdekje. Në faqen 5

Po s’pagove ministrat, digjen investimet

Në faqen 9

Berisha niset për në Romë

I ftuar në 10-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit Në faqen 2

Polici Poçi kërkon burgosjen e “RD”

“Horri” i qeverisjes së koalicionit, siç e konsideruan në Kongresin e PS-së, Nano, ministrin e Brendshëm Poçi, iu vërsul dje gazetës “RD”, duke i kërkuar kryeprokurorit Rakipi që të burgosë kryeredaktorin dhe gazetarët e saj. Në kallëzimin penal të ngritur nga Poçi ndaj gazetës “RD” thuhet se, një shkrim i botuar në gazetën tonë paska pasur si qëllim që të përhapë tek njerëzit, panik dhe pasiguri dhe për rrjedhojë llogjika e Poçit shkon më tej duke kërkuar deri burgosjen e gazetarëve. Në faqen 10

Sali Rexhepi nuk mund të krahasohet me “moderatorët”

Zëdhënësi i PD reagon ndaj editorialit të “RD” Në faqen 2

Protestat masive afrojnë zgjedhjet

U zhvillua aktivi i PD në Fier Në faqen 6

Bode: Të largojmë qeverinë e vazhdimësisë së mjerimit

Mati në protestë kundër qeverisë Nano-Meta, kërkon zgjedhje të reja Në faqen 5

Fytyra e PS-së - klanet, kulisat, prapaskenat

Në faqen 4

Viti IX i botimit Nr. (2384) E DIEL 7 NENTOR 1999 Çmimi: 20 lekë (250 drahmi) ADRESA E REDAKSISË: Rr. “Xhorxhi Martini” Nr. 10 - Tel: 323 - 55 / Tel & Fax: 303-29 / (Marketingu) 323 - 57 E-mail: gazetard@albanianonline.net dhe rildem@icc.al.eu.org Nr. llogarisë: 5092/116 - BKT Nr.1, Tiranë Kryeredaktor: Astrit PATOZI Zëvendëskryeredaktorë: Sami NEZA, Shemsi PEPOSHI

Sot, 419 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasigjetuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi në këtë faj. Qeveria, ose duhet të kapë e njërijë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.