Çfarë do të ndodh me ekonominë shqiptare sipas programit të qeverisë “Meta”
në faqen 2
Nano, një ndër kapot e mafies shqiptare
Sipas shtypit italian
në faqen 5
Në shënjestër ishte Jaho Salihi
Ngjarjen, ku mbetën të vrarë Fatmir Haklaj dhe Sami Kërnaja, opozita e kishte quajtur zhdukje dëshmitarësh
Prokuroria konfirmon akuzat e opozitës për gjakderdhjen e Tropojës
në faqen 4
Korrupsioni s’ka ngjyrë
EDITORIAL
Nga Artur KOPANI
Partia Demokratike denoncoi dje grabitjen e pasurisë kombëtare në Sarandë. PD vuri në ëmë akuzë të ashpra si këshilltarët e majtë në pushtetin lokal, ashtu edhe strukturat e kontrolluara prej saj në Bashkinë e këtij qyteti. Një bashkëpunim i hapur dhe i fshehtë mes hajdutëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike po ndan “si në tokën e babait” troje në Sarandë. Kështu, falë korrupsionit që ka përfshirë strukturat e pushtetit lokal në Sarandë “perla” e bregdetit shqiptar shitet për hiçgjë, duke injoruar të drejtën e pronarëve të ligjshëm.
Megjithëse me bindje të ndryshme, hajdutët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur interesat e ndyra si urë lidhëse mes njëri-tjetrit
në faqen 2
Shqipëria ende nuk ka rrëzuar “murin”
Berisha përshëndetet me duartrokitje të forta në Romë
Otranto, ceremoni përkujtimore në 10-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Merr pjesë nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli
në faqen 3
Shqiptarët përsëri larg perëndimit
në faqen 3
Internacionalja i mbyll dyert PS
Të majtët nuk e falin përjashtimin e eurosocialistëve dhe rizgjedhjen e Nanos
në faqen 3
Buxheti 2000, pasqyra e korrupsionit të këtij viti
Ministria e Financave paraqet në parlament projektin e buxhetit
në faqen 9
Fundi i opozitës së emëruar
Liderë të partive të opozitës komentojnë lëvizjet e fundit të opozitës fasadë
në faqen 6
Ushtarët dhe policët qëlluan mbi kortezhin
Vazhdon shfaqja e kasetave për ngjarjet e 14 shtatorit
në faqen 8
Tortura në emër të “antik kontrabandës”
Poçi shpërblen kasapët e policisë
në faqen 6
Sot, 419 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeveritarëve së Fatot Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të paqetësuar kriminelët e mëdhenj të kohës, është kjo Qeveri. Qeveria e sotme tregon shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë faj. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.