11/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 nëntor 1999

Memia i shkruan Meidanit

“Keni bashkëpunuar në trafiqet e paligjshme të Klosit” në faqen 2

Ilir Meta, kompromis me skafistët kundër PD

Kryeministri nxit konfliktin me opozitën përmes gazetës së tij në faqen 2

Nano fton Milosheviçin

PS zgjedh serbët partnerë për Paktin e Stabilitetit në faqen 3

Postmuri

EDITORIAL Postmuri (ose axhenda e një dite feste) Nga Halit SHAMATA A është shëmbur muri stalinist shqiptar i Berlinit, tani pas 10 vjetësh kur bota përkujton shëmbjen e tij? Cila është axhenda e 9 nëntorit që sapo kaloi, për qytetarin shqiptar, bashkëshëm(b)s të murit famëkeq? Le ta shohim në nga afër... Ditën përkujtimore të shëmbjes së Murit të Berlinit, si për ironi, Internacionalja e Vili Brandit dhe Toni Blerit, la jashtë radhëve të saj Partinë Socialiste të Ramiz Alisë dhe Fatos Nanos, dishepuj të Internacionales së Marksit të cilët dhjetë vjet më parë, ishin dimensioni më i frikshëm dhe pjesa më e egër e këtij muri për shqiptarët. Po atë ditë, kryetari i opozitës mureshkatarë, Sali Berisha, i ftuar në një konferencë ndërkombëtare të atyre që shembën murin e Berlinit, tha në fjalën e tij se shqiptarët përballen ende me të njëjtat mure, si dhjetë vjet më parë. __________ në faqen 3

Berisha në miting përkrah Berlusconit

Vizitë e suksesshme e kryetarit të PD-së në Itali. “Forza Italia”, përkrahëse e vendosur e PD-së Vizitë e suksesshme e kryetarit të PD-së në Itali. “Forza Italia”, përkrahëse e vendosur e PD-së Berisha në miting përkrah Berlusconit Fjala e kryetarit të PD, Berisha mbajtur në Romë, në konferencën kushtuar dhjetëvjetorit të rënies së Murit të Berlinit në faqet 4-5

Të shtunën, miting i madh në Elbasan

Qytetarë të Elbasanit! “Bashkimi për Demokraci” ju fton ditën e shtunë, më 13 nëntor, ora 12.00 në sheshin “Aqif Paşa Elbasani” në mitingun e protestës për zgjedhje të reja. Vetëm zgjedhjet e reja janë shpresa për Ju 25 mijë të papunë, që shtoheni çdo ditë me rënimin e pandërprerë të ekonomisë shqiptare. Vetëm zgjedhjet e reja u japin fund varfërimit të përditshëm për Ju nënpunës, mësues, mjekë, punëtorë, qytetarë që sot paguhen 60% më pak dhe konsumoni dy herë më pak se dy vjet më parë në faqen 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 423 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve e lanë të lirë dhe të pasndëshkuar kriminelin, që i mori jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk përcaktohen nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund ta tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Makhule Çeço diskriminon pensionistët

Rritja prej 10 % do të përfshijë vetëm pensionet e larta, duke lënë mënjanë minimalet në faqen 11

Laç: Tre të vrarë në një lokal

Viktimë e breshërisë së plumbave ka mbetur edhe një punonjës policie në faqen 9

Qytetarë të Tiranës!

Lidhja Demokratike e Grave të Shqipërisë, Forumi Rinor i Partisë Demokratike Qytetarë të Tiranës! Ju fton me datë 12.11.1999, ora 16.30, të mblidheni pranë Selisë së PDSH-së për të marrë pjesë në procesin me qëllim që do të organizohet në kujtim të liderit të Dijetorit, Azem Hajdari. Pjesëmarrja juaj do të jetë nderim për veprën e Azem Hajdarit dhe akuzë ndaj drejtësisë shqiptare. LDGSH dhe FRPD