25/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 nëntor 1999

PD-ja siguron mbështetje për rikthimin në fitore

Kryetari i PD, Sali Berisha përfundon vizitën në Francë në faqen 2

BE mbyll dyert për Shqipërinë

Vendi, më larg Europës se kurrë. Shqipëria de fakto jashtë Paktit

Parada e dhisë së zgjebosur

editorial Nga Sokol OLLDASHI Në qoftë se je aq fatkeq sa të të duhet të kalosh këto ditë shiu në rrugën e Shkollës së Bashkuar, veç baltës së pafund duhet të përballesh edhe me një vrunduj të mëdhenj djemsh që mbajnë veshur një uniformë që ngjan disi me atë të një ushtari. Në fakt janë ushtarë të mbledhur nga të gjitha rrethet e vendit për t’u përgatitur për paradën e 55 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Të veshur me disa rrecka të importuara nga Republika Popullore e Kinës që më 1973, kur ministër i Mbrojtjes ishte Beqir Balluku, ushtarët parakalues të Rexhep Meidanit, komandantit, të forcave të armatosura të Çerrikut dhe gjithë Shqipërisë ngjajnë më shumë si bashibozukë të vendosur në rekuzitën butaforike të qeverisjes së sotme shqiptare, e cila nuk ndërton asgjë tjetër veç fasadave në faqen 3

Dy greva urie në prag

në faqen 9 Të përndjekurit politikë dhe mbi 2 mijë shoferë nga i gjithë vendi, drejt ngujimit

Të shtunën miting i madh në Fier

Qytetarë të Fierit! “Bashkimi për Demokraci” ju fton ditën e shtunë, më 27 nëntor, ora 12.00 në sheshin qendror të qytetit në mitingun e protestës për zgjedhje të reja. Vetëm zgjedhjet e reja janë shpresa për Ju mijra të papunë, që shtoheni çdo ditë me renimin e pandërprerë të ekonomisë shqiptare. në faqen 5

KE: ndihmat për Shqipërinë, në vitin 2002

Investimet e huaja, tani një ëndërr në faqen 9

Marie Kraja, tingulli i zërit që s’do të shuhet kurrë

Ndërron jetë artistja e madhe e muzikës shqiptare në faqen 10

Memorial për Azemin në Qytetin Studenti

FRPD e Tiranës përjetëson simbolin e demokracisë mes studentëve në faqen 2

PD e Tiranës: Mustaku nuk është përjashtuar

në faqen 4

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 437 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë ish-komuniste që lanë të lirë dhe të pasiguruar kriminelët që e morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë anën e kriminelëve, të cilët kanë emra të veçantë, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.