Në Tiranë brohoritet për Enverin
Festimet komuniste të 29 nëntorit rikthejnë nostalgjinë për diktatorin
në faqen 5
Meta tregon vrasësit e Azemit
Astrit PATOZI
Kryeministri shqiptar Ilir Meta, pohoi zyrtarisht se vrasësit e Azem Hajdarit njihen nga shteti i tij, kur në zemërim e sipër i kërkoi kryehetuesit Tirana, që të bëjë publik emrat e tyre. Në një monolog të ashpër pas skandalit të tenderave të Ministrisë së Mbrojtjes, kryeministri Meta i kërkoi Tiranës që të gjejë jo vetëm vrasësit e Azem Hajdarit, por edhe vrasësit e vrasësve të tij. Pohimi i Metës është tepër tronditës, pasi pavarësisht emocioneve dhe moshës së tij, ai është kryeministër i këtij vendi, i cili jo vetëm mendohet të ketë informacion special, por edhe është shumë i përgjegjshëm për ato që thotë.
Fakti që autorët e vrasësit e Azem Hajdarit janë vrarë, do të thotë se ai i di mirë emrat e atyre që ekzekutuan Liderin e Djathtë dhe se shteti i tij i ka fshehur për një kohë të gjatë. Deklarata e Metës duket se është një pohim i drejtpërdrejtë për akuzat e opozitës, e cila ka denoncuar njerëz konkretë të lidhur me Nanun, si vrasës të liderit të demokratëve, Azem Hajdari.
Sipas deklaratave të bëra publike nga Partia Demokratike, disa vrasje dhe atentate të kohëve të fundit në Bajram Curri, kanë pasur lidhje me zhdukjen e dëshmitarëve për vrasjen e Azem Hajdarit. Të njëjtën gjë, pohoi para ministrave të tij dhe para shtypit edhe kryeministri Meta, i cili e tha hapur se tashmë ata që kanë qëlluar mbi liderin e Djathtorit më 12 shtator të vitit të kaluar, tani janë vrarë për vete. Deklarata e papritur e Metës, duket se është një reagim i fortë ndaj klientit të Fatos Nanos, prej ku duket se kryeministri aktual sheh edhe pistën më të mundshme të goditjes kundër qeverisë së tij. Duke i kërkuar Agim Goditjes kundër qeverisë së tij, duke i kërkuar Agim Tiranës që të nxjerrë emrat e vrasësve të Azemit, që është një pisht i politikës shqiptare, Meta duket se ka parasysh Fatos Nanon, që fshihet prapa krye-hetuesit të kryeqytetit. Në mënyrë të tërthortë Meta akuzon Nanon si një inspirues i vrasjes që tronditi mbarë botën shqiptare, por nëse këtë gjë para pak kohësh e thoshte vetëm opozita, tani këtë e pohon vetë kryeministri shqiptar.
Tani që kartat u hapën, Meta nuk mund të justifikohet me gjaknxehësinë e tij në një moment krize, pikërisht me një akuzë të rëndë ndaj një personi emocional sepse askujt nuk i intereson gjendja e tij emocionale kur dikush i prek Hajdaragën. Ai aktualisht ka dy rrugë, ose të deklarojë emrat e vrasësve të Azemit dhe rrugë, ose të deklarojë emrat e vrasësve të Azemit dhe të drejtojë gishtin tek ata që urdhëruan, dhe bëri krimin e shëmtuar, ose të tërhiqet nga ato që tha thënë, duke pranuar që është i papërgjegjshëm. Në Tiranën e parë, ai gjithashtu nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia që nuk ka qenë pjesë e skenarit të ekzekutimit të Liderit të Djathtë, pasi si një politikan i rëndësishëm, që të në këmbë, pasi si një politikan i rëndësishëm, nuk ka arritur deri në kulmin e krimit e krejt të ekzekutivit, nuk i falet as fakti që kë ka ditur, por ka heshtur.
Tashmë për të gjithë ata pak fantazistë të majtë, që kanë shprehur për ndonjë njollë pistë politike në vrasjen e Azem Hajdarit, nuk ka më asnjë mëdyshje. Është vetë kryeministri i tyre që e thotë një gjë të tillë, pavarësisht se kundër kujt i ka adresuar akuzat e tij.
Për të shqiptuar emrat e atyre që vranë Azemin, tani është shumë më e lehtë sesa se të gjithësh një gjëgjëzë të lehtë për femijë, mjafton që të bashkosh ato që thotë Meta, me vrasjet e fundit në Tropojë.
Ilir Meta nxjerr dhëmbët e tiranit
Paralajmërohen linçime për të gjithë zyrtarët që denoncojnë korrupsionin e qeveritarëve
Korrupsioni nxjerr nga takti kryeministrin
në faqen 3
Meidani, i implikuar
Presidenti ka pasur dijeni për vjedhjet në Ministrinë e Mbrojtjes
në faqen 3
Kryeministri kërkon të na mbyllë gojën
Flet General Cikalleshi: Deklarata e Metës ishte një hartim i përgatitur nga Hajdaraga
në faqen 4
Viti IX i botimit Nr. (2401) E MARTË 30 NËNTOR 1999 Çmimi: 20 lekë (250 drahmi)
ADRESA E REDAKSISË: Rr. “Xhorxhi Martini” Nr. 10 - Tel: 323 - 55 / Tel & Fax: 303-29 / (Marketing) 323 - 57
E-mail: gazetar@albaniaonline.net dhe rildem@icc.al.eu.org Nr. llogarisë: 5092/116 - BKT Nr.1, Tiranë
Kryeredaktor: Astrit PATOZI
Zëvendëskryeredaktorë: Sami NEZA, Shemsi PEPOŞHI