Opozita nuk pranon propozimin e Partisë Socialiste
në faqen 5
Represion policor në Elbasan
Uniformat blu dhunojnë dhe provokojnë qytetarët, pa asnjë shkak
në faqen 6
“Reformatorë” me fondet e Gaz Demit
Asnjë ligj nuk mund të imponojë të pranosh falsifikimin dhe të mos mbrosh të vërtetën
Zëdhënësi i PD i përgjigjet zhurmës së ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës në shtypin pro-qeveritar
në faqen 3
Këto ditë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Brojka është angazhuar në një fushatë të pandërprerë sulmesh, shpifjesh, trillimesh, denoncimesh në mediat e shkruara dhe elektronike pro-qeveritare ndaj gazetës së Partisë Demokratike dhe udhëheqjes së kësaj partie, në të cilat ai përsërit akuzat e Nanos për zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, si dhe akuza të tjera bajate të ish-komunistëve, sikundër akuzon PD për mospranimin e mendimit ndryshe.
Lidhur me këto sulme, trillime, denoncime etj. z. Brojka, zëdhënësi i Departamentit të Shtypit të PD deklaron sa vijon:
në faqen 3
Meta si Majko: Doganat, fole mafiozësh e kontrabandistësh
Doganierët vjedhin edhe për deputetët që i kanë futur në punë
në faqen 11
Pollo, të tregojë për 200 mijë dollarët
Në vend të sulmeve për Partinë Demokratike dhe gazetën “RD”
Si politikan ai e ka për detyrë të bëjë transparente pasurinë e tij të tregojë se çfarë e lidh me një biznesmen që na nxjerr mallin e Vehbi Alimucajt, kur shoqërohet me nga pesë bodigardë me automatikë ngrehur
në faqen 2
Prokuroria, përgjegjëse për dhunën ndaj opozitës
në faqen 3
90 pedagogë protestojnë: Të shkarkohet Rektori
Zgjedhjet në universitete, pre e lojrave politike të socialistëve
në faqen 10
Opozita: Zgjedhje të reja
“Bashkimi për Demokraci” argumenton domosdoshmërinë e zgjidhjes së re politike
Arbnori: Qeveria të mos luajë me zjarrin. Mbështetje protestave të shoqatave të ish-përndjekurve politikë
në faqen 5
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 445 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simboli i demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveritë e ish-komunistëve që në letrë dhe në pashqetas? kriminalet [?] 19? i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përcaktuar, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë faj. Qeveria, ose duhet të hapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.