05/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 shtator 1999

Si funksionon korrupsioni në Ministrinë e Mbrojtjes

Zbulohen lidhjet mes njerëzve të Hajdaragës dhe firmës që i shiti orizin me dyfishin e çmimit në faqen 2

Përgatitet lirimi i Zanit

Gjinushi ndihmon për herë të dytë kryebanditin e Çoles. Myrteza Çaushi transferohet në Vlorë në faqen 8

“Urra”-ja qesharake që fyen amerikanët

EDITORIAL Astrit PATOZI Qeveria e koalicionit të majtë dhe shtypi afër saj, nuk e fshehën ngazëllimin për mbërritjen në Shqipëri të kongresmenit amerikan Eliot Engëll, duke shprehur në mënyrë të tepruar edhe panikun që ka pushtuar Tiranën zyrtare nga refuzimet e vazhdueshme të zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara, për të vizituar vendin e “krimit, korrupsionit dhe mafias në strukturat e rendit”. në faqen 3

Engëll - Berishës: Pres të takohemi në SHBA

në faqen 3

Ja, “Kushtetuta” e Partisë Demokratike

Botohet i plotë projekt-statuti në faqet 12 - 15

Kapet Sokol Buzani, badiguardi i Meidanit

Majko pas goditjes së disa prej bandave të Nanos, ka filluar gjuetinë ndaj të fortëve të Presidentit në faqen 8

Përfundojnë konferencat e PD-së në Fier dhe Vlorë

në faqen 5

Berisha takon Akant

Kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha priti dje në selinë qendrore të PD-sw përfaqësuesen speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës znj. Reihant Akant. Me zonjën Reihant zoti Berisha diskutoi aspektet të veçanta të krizës së thellë që përjeton vendi. Gjatë kësaj bisede pati mirëkuptim të plotë.

Sot, 358 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që rëndon të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasqetësuar kriminelët që i morën jetën këtij pasardhësi të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë të amnë e vrassve, të cilët kanë emra e përcaktim, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe heronjtë e Azem Hajdarit nuk mund të tolerojnë kurresës këte fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Sot mblidhet Këshilli Kombëtar i PD

Kryesia e PDSH njofton anëtarët e Këshillit Kombëtar se ditën e dielë më dt 05.09.1999 në orën 11.00, do të bëhet mbledhja e tij ku do të diskutohet për projektin e programit dhe të ndryshimeve të Statutit. Kopje të materialeve ndodhen pranë Sektorit të Organizimit.