Greqi. Tërmeti i së martës në Athinë merr edhe jetë emigrantësh shqiptarë
në faqen 7
Eshte djegur Kakami?
Shkrumbohen tre vetë në një furgon në Kaninë të Vlorës
Dogjën ... buxhetin e shtetit
Po zhduken dëshmitarët
EDITORIAL
Nga Edi PALOKA
Të gjitha faktet, tregojnë qartë se dikush po përpiqet të zhdukë dëshmitarët dhe autorët e vrasjes. PD disponon fakte që vërtetojnë se në këtë lojë janë organizatorët e vrasjes, por edhe kryeprokurori Rakipi dhe kryetëhuësi i Tirana, të cilët janë ndër më të interesuarit për fshehjen dhe mbylljen e kësaj çështjeje në errësirë
në faqen 3
Pollo: Do të unifikoj të djathtën
Nënkryetari i PD-së në negociata me partitë e spektrit të djathtë
në faqen 2
Miting përkujtimor në Sheshin “Skënderbej”
Në 1-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit
Një vit pas vrasjes së heroit të Demokracisë Azem Hajdari, PD ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve demokratë të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ditën e diel më 12 shtator, ora 18.00.
Me lule e qirinj, me duar, të kujtojmë heroin tonë që një vit më parë dora e zezë e krimit shtetëror e ndau nga ne, ndërsa vrasësit janë ende të lirë. Le të mblidhemi të gjithë për të kujtuar heroin tonë paqësisht, por edhe të kujtojmë pushtetarëve se shpirti i demokracisë nuk do të gjejë qetësi; deri sa të dënohen vrasësit dhe organizatorët e vrasjes së Azem Hajdarit.
Në 1-vjetorin e vrasjes
Haxhi Demiri vrau Keçin
Shefi i Policisë Kriminale, Mihal Dhamo jep dorëheqje pas vrasjes së vartësit
Policët e kriminales në Krujë denoncojnë vrasësit e kolegut
në faqen 7
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 362 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasqaruar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, het e kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Bode: Qëndresa e demokratëve, siguroi kuptimin e opozitës
në faqen 4
Familja Hajdari pret vizita
Në përkujtim të Azem Hajdarit
Në përkujtim të të dashurit tonë Azem Hajdari, njoftojmë të gjithë shokët, miqtë, bashkëmoshatarët, të njohurit, simpatizantët, etj., kudo që ndodhen, se presim vizita në shtëpi nga data 10 deri më 12 shtator 1999.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë !
Familja Hajdari