22/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 tetor 1999

Djalin ma vrau SHIK-u

Nëna e Qelibarit hedh akuza të rënda pas vrasjes së mistershme në faqen 6

Majko-gazetarëve: E shihni që punojmë?

Kryeministri thërret urgjent shtypin për një batutë të Nanos në faqen 3

Nano tallet me kongresin

Sot socialistët, të ndarë në dy salla Kryetari i PS mbledh përfaqësinë: “Qafsha nënën që nuk do t’u besojë gruaja që keni qenë në Tiranë pa pusullën e kongresit” në faqen 3

Cila është hierarkia e Partisë Socialiste?

EDITORIAL Nga Sami NEZA Rreshtimi i Meidanit në mënyrë të hapur përkrah enveristëve në Partinë Socialiste, nëpërmjet një letre që dje i ka dërguar kësaj partie, tregon se në Shqipëri ende funksionon e organizuar psikologjia dhe pushteti i paranëntëdhjetës. Tashmë me Fatos Nanon, janë pjesa më militante e ish-komunistëve, që mban peng një pjesë të mirë të degëve të kësaj partie në rrethe. Po të hedhësh një vështrim mbi shpërndarjen e mbështetësve të Nanos, ata kanë pushtet më të konsoliduar në ato zona prej nga ka qenë edhe prurja më e madhe e oficerëve të ushtrisë dhe Sigurimit, siç është Vlora, Tepelena, Skrapari, etj. — në faqen 4

Të shtunën, miting i madh

Vetëm zgjedhjet e reja janë zgjidhje

Panajiri i pasluftës, luks dhe varfëri

Fiera del Levante “zapton” 7 mijë metra katror tokë shqiptare. — në faqen 9

Po Fatmirin ku e lanë?

Lajm i orës së fundit Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, reagoi dje me ashpërsi të plotë, pasi nuk u ftua në takimin tepër të rëndësishëm në një nga mjediset e hotel “Rognerit”, ku morën pjesë anëtari i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferi, ministri i Kulturës, Edi Rama, dhe zëvendëskryeministri Ilir Meta. Zoti Mediu, i cili u gdhi dje në mëngjes i veshur me kostumin e ministrit të Rendit, të cilin ia kishte qepur pa para Nikollë Lesi, u deklarua plotësisht kundër kësaj mbledhje, e cila sipas tij nuk mund të arrinte suksesin që pretendonte, pa praninë e tij. Burime intime pranë zotit Rama thanë dje për gazetën se në atë takim u diskutuan rrugët për nxjerrjen e vendit nga kriza, çështja e vagonëve, problemi i godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve, si dhe u pinë 3 uiski, dy krikëlla birrë dhe një çaj (këtë të fundit e ka pirë Xhaferi). Sot pritet që për mungesën e zotit Mediu në atë takim të ketë një reagim të ashpër edhe nga zonja Doris Pak.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 403 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve dhe të pasukuarit kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përcaktuar, por nuk preken nga pushteti. Demokracia në gjithë Shqipërinë dhe e dëshmoi dhe e “ekzekutuan” Azem Hajdarin nuk mund të tolerojë vrasësit e tij. Qeveria, ose duhet të hapë engjërrat [?] për kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.