31/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

31 tetor 1999

Durrësi rrëzon “Metën”

Dje, dhjetëra mijëra durrsakë në protestë Të enjten, qeveria në parlament, opozita në sheshin “Skënderbej” në faqen 3 Dje në mitingun e mbajtur në Durrës

Dimër i egër për qeverinë

EDITORIAL Nga Astrit PATOZI Qeveria e katërt socialiste e Fatos Nanos në dy vjetët e fundit u “përshëndet” dje nga një kor prej mijëra demokratësh në Durrës, të cilët paralajmëruan një stinë të re protestash që do të shqetësojnë kabinetin e ri gjatë gjithë kohës së shkurtër që ka në dispozicion. Kur ende nuk kishin kaluar 24 orë nga dekretimi i saj, qeveria e cila vetëm për shkak të statutorëve dhe për motive pazare në kulisat e koalicionit të majtë në pushtet mban emrin e Ilir Metës, filloi punën në presionin e një turme mijëra vetësh që kërkonin rrëzimin e saj. Është ndër rastet e rralla në botë, kur ministrat e sapoemëruar e nisin punën nën thirrjet për largimin e tyre, dhe kjo jo nuk ka të bëjë aspak me nivelin e ulët të demokracisë në Shqipëri, siç thonë në të tilla raste komunistët e papunuar, dhe as me paudhirimin si një tipar të racës shqiptare në faqen 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 412 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë e kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që erdhi në pushtet e ka lënë të pa shqetësuar kriminelët e mëdhenj, të cilët janë ekzekutuesit e Liderit, u gjendën në ...[?] e vrasjes shqiptare se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, që kanë emra të përveçëm, por nuk prekën në pas pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e duan Azem Hajdarin nuk mund ta tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të vijë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Në përrurimin e një librarie

SCRIPTA Nga Besnik MUSTAFAJ në faqen 19

Propagandë çoroditëse në një realitet tronditës

Nga Teodor LAÇO në faqen 5

SHIK-u me makina të vjedhura

në faqen 11

Varroset kryeministri i vrarë për korrupsion

Varroset sot në kryeqytetin armen kryeministri i vrarë për korrupsion. Kryeministri Sarkisian u vra nga një grup personash gjatë kohës që fliste përpara deputetëve armenë. Vrasësit mendohet se është një gazetar para se të qëllonte i tha atij se “mjaft hapët gjakun” ndërsa kapnin tamam pas shpërthimeve të tij se e vrava për korrupsion. Situata në Armeni pas vrasjes së bujshme është e qetë ndërsa Presidenti i vendit ka marrë kopetencat edhe të kryeministrit. Homazhet dhe aktivitetet të tjera që lidhen me ceremoninë e varrimit të kryeministrit dhe tre personaliteteve të tjera armene, kanë filluar që dje.

Njoftim

Ditën e Hënë, ora 13.00 në selinë e PD mblidhet aktiv i zgjeruar i degës së Tiranës. Ftohen kryesitë e seksioneve dhe grupseksioneve, anëtarët e kryesisë së degës së Tiranës dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar me banim në Tiranë