Shefi i SHISH, i përfshirë në kontrabandën e drogës
në faqen 2
“Otranto” tjetër, 59 të zhdukur
Mbytet skafi me klandestinë që ishte nisur nga Vlora
Ja si eleminon mafia shtetërore
Nga Sami NEZA
Kryeministri Ilir Meta thirri dje drejtuesit e firmave të tregtimit të naftës, në vijim të fushatës për të bindur opinionin se, ministrin Zef Preçi e ka shkarkuar me të drejtë. Ishin po ata biznesmenë që për dy muaj rresht ngritën zërin kundër vendimit të qeverisë për të monopolizuar tregtinë e karburanteve, duke e lënë atë në duart e pesë kompanive, të tre prej të cilave ishin të qeveritarëve të Metës
në faqen 3
Përse qeveria ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme
Nga Arben CEJKU
Kur dëgjon lajmet në median shtetërore dhe lexon gazetat partiake të koalicionit të majtë, përshtypja e parë që të krijohet është matja, që në njërën prej tyre në një vend të sigurtë, i cili ecën përpara gjithë vendeve të tjera që e rrethojnë duke prodhuar mirëqenie, siguri, liri, paqe dhe drejtësi. Është pothuajse e njëjta përshkrim që u krijonte dikur propaganda komuniste të gjithë atyre që nuk e kishin parë ndonjëherë Shqipërinë
në faqen 5
Abuzim me 400.000 USD të Ministrisë së Punës
“One Stop Shop”, projekti që falimentoi për shkak të abuzimeve të administratës së Çecos
në faqen 9
Pamje nga një prej tragjedive të Otrantos
OSBE: Qeveria të reflektojë për KQZ
Ambasadori amerikan i konsideron serioze vërejtjet e opozitës
në faqen 3
Kodi i zgjedhjeve të qeverisë, manipulim i votave
U mblodh kryesia e Partisë Demokratike
në faqen 5
“Nafta e PAD”, akuzë e hershme e InterpolIt
në faqen 4
Avokatët: “Autorët e vrasjeve janë bodigardë në PS”
Masakra e Urës Vajgurore, krim i pa ndëshkuar
në faqen 7
Sot, 487 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që e lanë të lirë dhe të pa dëshuarit kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit