Slocombe: Marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të jenë të mira, nëse ju do të rivendosni rendin dhe ligjin
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
në faqen 3
Zgjedhje, për të rrëzuar hajdutët
Berisha: “Gjirokastra, barrierë e racizmave antishqiptarë”
Gjirokastra me Berishën. Takim i jashtëzakonshëm me demokratët e Jugut
në faqet 4-5
Milo kundërmon antikombëtarizëm dhe mashtrim
Askush nuk duhet të heshtë kur ndjelet me pisllëkun, i çfarëdolloji qoftë. Ndërkohë njerëz edhe heshtin të shtyrë të shtyrë nga e kuptuar prej disa skrupujsh moralë, të cilët ndërsa opinioni publik i merr siç janë përfolësit e pisllëkut për çudi e për kapriço i marrin si dritë jeshile për të vazhduar pa turp ndotjen e mjedisit tonë të përbashkët.
Nga Arian STAROVA
Askush nuk duhet të heshtë kur ndjelet me pisllëkun, i çfarëdolloji qoftë. Ndërkohë njerëz edhe heshtin të shtyrë të shtyrë nga e kuptuar prej disa skrupujsh moralë, të cilët ndërsa opinioni publik i merr siç janë përfolësit e pisllëkut për çudi e për kapriço i marrin si dritë jeshile për të vazhduar pa turp ndotjen e mjedisit tonë të përbashkët
në faqen 2
Meta: “Të arrestohet Zef Preçi”
Prokuroria po monton dosjen fallco ndaj ish-ministrit të Ekonomisë dhe Privatizimit
Burimet nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se ish-ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit rrezikon të përfundojë në pranga pasi gjithçka është parapërgatitur nga kryeministri Meta dhe Fatos Nano
në faqen 6
PD duhet t’i shpëtojë ish-njerëzit e saj nga Nano
Nga Shemsi PEPOSHI
në faqen 7
Trafikantë rusë bashkëpunojnë me ata shqiptarë
Policia italiane ka bllokuar në Taranto mbi 100 klandestinë nga Vlora
në faqen 6
Opozita: E korruptuar është gjithë qeveria
“Bashkimi për Demokraci” argumenton domosdoshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme
në faqen 2
Genc Pollo, gazetari i “Klan”-it
Autori i shpifjeve në TV “Klan” dhe TV “Koha”, për gjasja deklarata të kryetarit të degës së PD-së Gjirokastër, Roland Bejko, në përkrahje të Genc Pollos është vetë Genc Pollo. Një ndër drejtuesit e “Klanit” dhe një gazetar i TV “Koha” konfirmuan për RD-në se lajmi ka ardhur nga i njëjti burim dhe ky është deputeti Genc Pollo, i njohur edhe më parë për spekulimet të ngjashme brenda dhe jashtë vendit.
Sipas tyre teksti ka mbërritur në redaksitë respektive me E-mail, nga adresa (gpollo@albaniaonline.net), pas një telefonate paralajmëruese të vetë dërguesit.
Megjithë porosinë për të ndryshuar që të mos duket si e njëjta dorë, redaksitë e të dy televizioneve private nuk i shmangën klishetë e njëjta. Sidomos në fillimin e lajmit, ku të dy spikerët lexuan me pafajësi fjalinë që “Kryetari i PD-së u befasua në Gjirokastër, kur ka dëgjuar kryetarin e degës së Partisë Demokratike të Gjirokastrës...”. Pasi ka harruar fishekët e fundit pa sukses kundër PD-së, Genc Pollo, duket se po i rikthehet zanatit të tij të vjetër të falsifikimeve, për të cilat e njohin edhe në shumë ambasada të huaja në Tiranë. Ndoshta, është e vetmja punë, me të cilën ai mund të merret aktualisht, aq më tepër, në kohën kur këtij parlamenti po i shkurtohen ditët çdo çast që kalon.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 488 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pashëdëshit të tij në krimin që e tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria është ish-komuniste që lenë të lire dhe të pasigurt kriminalet e saj, që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, i tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë e rrezikojnë, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët e dëshpëruar e denoncojnë Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kriminelët e tij. Qeveria, ose duhet të kapë e ngjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.