21/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

21 janar 2000

Ministrat e qeverisë Meta, të implikuar

Plas skandali i vizave në ambasadën greke. Prokuroria e Athinës nis hetimet në faqen 10

Ceka: Nano mbushi noturet me 14 shtator

“Aleatët për shtetin” i nxjerrin sytë njëri-tjetrit në parlament në faqen 2

Mirdita: Poshtë kusarët!

Rrësheni vërshon në shesh për të dëgjuar Berishën

Kush paguan çmimin e statuskuosë?

Nga Sami NEZA Kujdesi i qeverisë dhe shtetarëve më të lartë shqiptarë për të ruajtur statuskuonë e vendit është një ndër dhimbjet dhe burimet e pesimizmit në Shqipëri. Nuk mund të thuhet sa njerëz e kishin të qartë një qëllim të tillë në ditët e formulimit të kushtetutës se edhe ky dokument themelor po ndërtohej në një formë të tillë që të ndihmojë linjat e majta mafioze për të qëndruar gjatë në pushtet. në faqen 5

Banka ka falimentuar, pushtetarët e fshehin

Nga Edi PALOKA Bankat shqiptare janë drejt shpalljes së falimentimit, por pushtetarët heshtin për këtë. Në mjaft raste, sipas të dhënave të siguruara Banka e Kursimeve, e cila është dhe banka që ka mbi 92% të depozitave të kursimeve të qytetarëve shqiptarë, praktikisht është e falimentuar, por falimentimi nuk është shpallur. në faqen 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 103 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të paqësuarit e kriminelët që e morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë anë e anës së vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Bllokohet kthimi i parave të “Arsed”-it

Nis falsifikimi i emrave dhe kodeve të pasaportave në faqen 9

Artistët, gati për të hyrë në grevë urie

“Të japë dorëheqjen Zana Çela” në faqen 13

Opozita: Zgjedhje vetëm me ligj konsensual

“Bashkimi për Demokraci” dhe DBSH rik konfirmojnë qëndrimin e përbashkët për një proces zgjedhor transparent në faqen 4

Topalli: S’do lejojmë shkeljen e të drejtave të njeriut

Nënkryetarja e Parlamentit kundërshton projektligjin për ndryshimin e procedurave penale në faqen 4