22/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 janar 2000

Stop eksportit të krimit në Kosovë

Shefi i Zyrës Amerikane në Kosovë, Rossin, i kërkon qeverisë shqiptare: …KA KOMBAT… TIRANË në faqen 3

Gjinushi: Ato ishin prostituta!

Kryeparlamentari refuzon të mbajë zi për viktimat e Otrantos në faqen 2

Nano: Na vuri përpara Berisha

Socialistët i zë paniku nga mitingjet e mëdha të PD-së Thirrje për antimitingje enveriste, si në vitin 1991 në faqen 5

Etika që kërkon Arben Malaj

Nga Astrit PATOZI Koalicioni qeveritar po përpiqet të ngushtojë hapësirat e opozitës dhe të shtypë opozitar për të çuar të qytetarët informacionin për grabitjen, skandalet dhe abuzimet e pushtetarëve të lartë. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kërkuar ngritjen në Parlament të një komisioni etike, i cili sipas tij, do të minimizojë akuzat e deputetëve dhe politikanëve për njëri-tjetrin dhe do të shpejtojë procedurat juridike në rast kallëzimesh penale në faqen 5

Kadare: Erd(h)a për lexuesit e mi

“Onufri” paraqet librat e fundit të shkrimtarit të madh Mejdani dhe të tjerët prishin festën “Onufri” paraqet librat e fundit të shkrimtarit të madh Kadare: Erd(h)a për lexuesit e mi Mejdani dhe të tjerët prishin festën në faqen 13

Hetim mbi 130 miliardë të OJQ-ve

Hetime mbi 130 miliardë të OJQ-ve në faqen 6 Akuzat për misionin “Arcobaleno” … arrestimet. Hetimet kalojnë në nivel politik në të dyja…

Ndalni trafikun e armëve drejt Kosovës

Dy vende perëndimore paralajmërojnë Tiranën zyrtare: Qeveritë e dy vendeve të fuqishme perëndimore u kanë kërkuar autoriteteve më të larta të Tiranës që të ndalojnë trafikun e armëve drejt Kosovës. Në takime me kreun e shtetit, Meidani dhe Kryeministrin Meta, përfaqësuesit e vendeve perëndimore kanë shprehur shqetësimin e thellë të vendeve të tyre për trafikun e armëve që organizohet dhe drejtohet sipas burimeve perëndimore nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Ata u kanë bërë të ditur zyrtarëve më të lartë shtetërorë se ky trafik duhet të ndalohet, sepse përbën një burim destabiliteti për gjendjen në Kosovë. Siç dihet qeveria e Tiranës, Shërbimi Informativ dhe struktura të tjera kriminale të lidhura me pushtetin kanë transferuar në Kosovë aktivitetin e tyre kriminal, të paligjshëm dhe trafikun e pistë. Disa zyrtarë të SHISH janë instaluar në Kosovë dhe kanë kontrollojnë aktivitetet e paligjshme me burim nga Shqipëria. Shqetësimi i një sërë organizmash dhe organizatash perëndimore që tashmë është bërë shqetësim edhe i shteteve të perëndimit, nuk është i panjohur. Por ndërkohë paralajmërimet e fundit për autoritetet e Tiranës, janë një sinjal i qartë i asaj se Perëndimi nuk do të rrijë më duarkryq ndaj aktiviteteve të paligjshme, trafiqeve që organizon Tirana zyrtare në Kosovë. Këto aktivitete të pista përbëjnë edhe burimin kryesor të destabilitetit në Kosovë, së bashku me përpjekjet e Milosheviçit dhe bandave të tij. Perëndimi që edhe cilido Kosovën, dhe po e administron atë, natyrisht që nuk do të tolerojë më që destabiliteti të shkaktohet nga aktivitetet kriminale me burim dhe mbështetje zyrtare nga Shqipëria. L.M.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 494 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pashardësit të tij në krimin që tronditi në gjithë botën shqiptarët. Qeveria e ish-komunistëve që lenë të lirë dhe pasuesit e kriminelët që e morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria ose duhet të japë një përgjigje për drejtësinë kriminale, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.