Ndalohet në brigjet e Puglias gomonia e nisur nga Vlora
në faqen 10
Opozita përshëndet deklaratat e Pickering
Partitë e Opozitës komentojnë vizitën e Nënsekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë
në faqen 3
Qeveria në panik për Bankën
Banka e Kursimeve, çdo muaj 30 miliardë më pak. Meta inspekton Canin
Nano: Jemi të “dënuar” të vjedhim së bashku
Nga Astrit PATOZI
Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i bëri thirrje drejtuese të tjerë të partisë së tij që të lënë mënjanë luftën brenda llojit për të ruajtur pushtetin që po u rrëshqet dita-ditës. Duke marrë shkas nga problemet e krijuara jo vetëm për qeverinë Meta, por për të gjithë koalicionin e majtë nga greva e artistëve, Nano i ftoi kolegët e tij socialistë që t’i japin fund betejës së klaneve, e cila ka kohë që ka shpërthyer brenda Partisë Socialiste
në faqen 5
Pushteti i nekrofilëve
Nga Ramiz GJINI
Poetja Mimosa Ahmeti, e cila ka patur rastin që ta njohë nga afër Ministrin e Kulturës Edi Rama, duke folur publikisht në sheshin “Skënderbej”, në mbështetje të artistëve grevistë, shprehu edhe disa karakteristika të veçanta të këtij njeriu, që të rrënqethin. “Në koleksionin personal të tij, - tha ajo, mund të gjesh gjëra të tmerrshme, si thembra këpucësh të Ismail Kadares, kocka e mustaqe, gjoksin e Lilo Labes, uturak banjoje dhe lloj - lloj ‘xhevahiresht’ të tjera
në faqen 6
Grevistët, palë në hartimin e projektligjit
Kryeministri dështon përballë protestave të artistëve
Grevisët, palë në hartimin e projektligjit
në faqen 4
Katër dezertorë, jashtë grupit parlamentar të PD
Genc Pollo, Ylli Vejsiu, Leonard Demi dhe Ferdinand Xhaferi thyen vendimin e Këshillit Kombëtar
në faqen 5
Greva mbyll tregun ushqimor të Tiranës
Tregtarët protestojnë kundër taksave të larta. Bllokohet furnizimi në gjithë vendin
në faqen 8
Të persekutuarit, protestë përpara kryeministrisë
Më 5 shkurt të përndjekurit politikë nga e gjithë Shqipëria, në Tiranë
në faqen 2
Ceka i dërgon Priftin, Nanos
Kreu i PAD injoron tryezën e thirrur nga kreu i PS
në faqen 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 504 ditë nga vrasja e Azemit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrëpara drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.