09/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 shkurt 2000

“Meta”, qeveria antidialog

Qeveria Meta dje siguroi se është e vendosur të mos përfillë kërkesat e artistëve dhe të mbyllë përfundimisht dialogun. Në një takim të zhvilluar me artistët grevistë, Kryeministri nuk mori parasysh asnjë nga kërkesat thelbësore të artistëve. Jo vetëm kaq por me vënien në përdorim të medias qeveritare, TVA dhe TV Klan, Meta dhe Rama u përpoqën të mashtrojnë opinionin për gjoja konsensusin që kishte marrë projektligji për teatrin nga artistët në faqen 5

Tirana, të shtunën në shesh

Në 17 mujorin e vrasjes së Azem Hajdarit në faqen 5

Nano, bixhoz edhe femra në New York

Kreu i PS si Zhirinovski; dëfren në Ceaser Palace Casino, në Atlantic City Flet zonjusha e doganave/Konflikti Itali-Shqipëri. Manovra kundër italianëve. Angjeli ministri i përfolur. Biznese miliardash. Visco do të kundërpërgjigjet në faqen 2

Asnjë shoqatë shqiptare nuk pret Fatos Nanon

Kryetari i PS në shoqërinë e Gaz Demit, shkakton alergji në SHBA Në shqiptarët e Amerikës ka ngjallur reaksion të madh fakti që kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është shoqëruar gjatë vizitës së tij në SHBA me të shumëpërfolurin e njohur për kontrabandë dhe trafik droge, Gaz Demi. Një ndër njerëzit më të fuqishëm gjatë kohës që Nano ishte Kryeministër, por duke e ruajtur pushtetin e tij të karteleve dhe pas rënies së shefit nga fiku, Gaz Demi ka qenë bashkëudhëtari i Nanos për një javë me radhë në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, në vizitën e Nanos bie në sy fakti që ai nuk është takuar me asnjë shoqatë të shqiptarëve të Amerikës, dhe kjo jo vetëm për shkak të shoqërimit të tij me njerëz të përlyer. Asnjë nga shoqatat e njohura të shqiptarëve, në tokën e premtuar, nuk ka denjuar të ftojë Nanon në pritje, pasi një gjë e tillë konsiderohet prej kohësh si një akt antikombëtar. Kryetari i Partisë Socialiste që prej shumë kohësh është klasifikuar si një armik i çështjes kombëtare të shqiptarëve, ndaj edhe për të kanë qenë të mbyllura të gjitha dyert e diasporës antikomuniste.

Kandidati për vendin e Ceas vjen nga Athina

PD dënon kërcënimet e pushtetarëve, që detyruan shefen e misionit të BE për doganat të lërë Shqipërinë në faqen 7

Bode: Shteti dhe krimi, të unifikuar

në faqen 3

Sot, ish-të përndjekurit politikë në grevë urie

Radikalizohet protesta e shtresës së ish-të përsekutuarve në faqen 6

Artistët: Nuk pati kompromis

Sindikatat e artistëve dhe grevistët bëjnë thirrje për shkallëzimin e protestës në faqen 5

Bezhani: Fatos Klosi zhduku dosjet sekrete

Ministrat e kabinetit “Meta” rezultojnë të papastër në faqen 10

Viti IX i botimit Nr. (2459) E MERKURE 9 SHKURT 2000 Çmimi: 20 lekë (250 dhrahmi) ADRESA E REDAKSISË: Rr. “Xhorxhi Martini” Nr. 10 - Tel.: 323 55/ Tel&Fax: 303 29/ (Marketingu) 323 57 E-mail: gazetard@albaniionline.net Nr. Ilogarise: 5092/116 - BKT Nr. 1, Tiranë Kryeredaktor Astrit PATOZI Zëvendëskryeredaktorë Sami NEZA, Shemsi PEPOSHI

Sot, 510 ditë nga vrasja e Azemit Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, i tregojnë shqiptarëve se janë ende në kthetrat e grupit të gangsterëve, kriminelë që janë në anën e pushtetit. Demokrati i përveçëm, por nuk preken nga deshën dhe e ndëruan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurseket te Kap Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë publikisht drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.