16/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 shkurt 2000

Bodigardi i Çekës, burgim i përjetshëm

Kapobandat e politikës nisin të hapin dosjet e ‘97 në faqen 7

“Meidani të çdekret o jë anëtarët e KQZ”

Kryetarja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Miranda Gaçe, jep variantin e ndryshimit të ligjit pa referendum “Meidani të çdekretojë anëtarët e KQZ” në faqen 2

PS, lojë e ndyrë me zgjedhjet

Ahrens paralajmëron kryetarin socialist: Kujdes me KQZ Nano propozon “kompromisin”: Të bindim Ardian Klosin të tërhiqet

Tërheqja falso e Nanos për KQZ-në

Nga Astrit PATOZI Socialistët po përpiqen të krijojnë një opinion falso, sikur janë të gatshëm për një kompromis të mundshëm për të

Të dielën, mitingu i madh në Sheshin “Skënderbej”

“Bashkimi për Demokraci” ju bën thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të mblidhen të dielën më 20 Shkurt 2000 në Sheshin “Skënderbej” në mitingun madhështor që organizohet për të përkujtuar ditën e rrëzimit të simboleve komuniste. Të gjithë të dielën në shesh, ora 12.00, për të protestuar kundër bllokimeve të rinj,

Nano për KQZ-në

Socialistët po përpiqen të krijojnë një opinion falso, sikur janë të gatshëm për një kompromis të mundshëm për të kapërcyer impasin politik që ka krijuar kundërshtimi i fortë në bllok, i opozitës për ligjin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, bëri sikur u tërhoq pak nga vendosmëria e koalicionit qeveritar për të mos ndryshuar infrastrukturën ligjore të zgjedhjeve të ardhshme, kur tha se ai propozonte dorëheqjen e individëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por, deklarata e tij pas takimit me ambasadorin e OSBE-së, Gert Ahrens, veçse e përforcon këmbënguljen e Partisë Socialiste për të ruajtur procesin zgjedhor në Shqipëri që në start të tij. Nano të mundshëm për të kapërcyer impasin politik që ka krijuar kundërshtimi i fortë në bllok, i opozitës për ligjin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, bëri sikur u tërhoq pak nga vendosmëria e koalicionit qeveritar për të mos ndryshuar infrastrukturën ligjore të zgjedhjeve të ardhshme, kur tha se ai propozonte dorëheqjen e individëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por, deklarata e tij pas takimit me ambasadorin e OSBE-së, Gert Ahrens, veçse e përforcon këmbënguljen e Partisë Socialiste për të ruajtur procesin zgjedhor në Shqipëri që në start të tij. Të pranosh formulën që ofron sot Nano, gjoja si kompromis me opozitën, do të thotë që t’i lësh fatet e vendit në dorë të trillimeve të një njeriu gjysëm sadist dhe gjysëm i ç’ekuilibruar si Ardian Klosi në faqen 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 516 ditë nga vrasja e Azemit Ç’do ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë ish-komuniste që kanë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë faj. Qeveria, ose duhet të kapë enveristët dhe dredhitësit kriminalë, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Tre në katër vetë s’kanë të hanë

PNUD-i raporton, 70% e popullsisë nën nivelin e minimumit jetik në faqen 8

Koalicioni, edhe një kusar më shumë

në faqen 2

Shqipëria më e varfra në Europë. Klimë e keqe për investimet

“Bashkimi për Demokraci” ju bën thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të mblidhen të dielën më 20 Shkurt 2000 në Sheshin “Skënderbej” në mitingun madhështor që organizohet për të përkujtuar ditën e rrëzimit të simboleve komuniste. Të gjithë të dielën në shesh, ora 12.00, për të protestuar kundër bllokimeve të rinj, pinjollëve të diktaturës që po kërkojnë të rikthejnë gjithçka mbrapa. Të protestojmë ndaj qeverisë së kusarëve që e ka zhytur vendin përsëri në mjerim dhe po e çon drejt shkatërrimit të plotë. Të gjithë në shesh të dielën datë 20 shkurt, ora 12.00, për t’i thënë ndal shkatërrimit e për të rikthyer shpresën. bllokimeve të rinj, pinjollëve të diktaturës që po kërkojnë të rikthejnë gjithçka mbrapa. Të protestojmë ndaj qeverisë së kusarëve që e ka zhytur vendin përsëri në mjerim dhe po e çon drejt shkatërrimit të plotë. Të gjithë në shesh të dielën datë 20 shkurt, ora 12.00, për t’i thënë ndal shkatërrimit e për të rikthyer shpresën. BERZH raporton - Infrastruktura, biznesi, reformat sociale kanë shkuar shumë keq Shqipëria më e varfra në Europë. Klimë e keqe për investimet në faqen 9

Mafia shqiptare, në radhë me rusët dhe nigerianët

Shtypi italian tregon me fakte se ç’vend zënë shqiptarët në të parën hartë të grupeve kriminale që veprojnë përtej Adriatikut në faqen 6