Fletë nga ditari i Mitro Çelës. Përmet: Mars ’91 - Shkurt 2000
Fletë nga ditari i Mitro Çelës.
Përmet: Mars ’91 - Shkurt 2000
Qytetit, që iu rikthye besimi
në faqet 12-13
Halli i shkrimtarit
SCRIPTA
Besnik MUSTAFAJ
Pas një interviste që dashnë në një televizion të Tiranës para disa ditësh, një shkrimtar, mik, më shprehte publikisht nëpërmjet një gazete të përditshme pakënaqësinë e vet
në faqen 19
Ollbrajt: Ndryshoni shpejt KQZ!
Keni 6 deri 8 javë për të arritur konsensusin për zgjedhjet. Ollbrajt injoron kushtetutën: “Ky parlament duhet të merret me ligjin e policisë”
SHBA shprehin shqetësimin për korrupsionin e lartë dhe krimin në Shqipëri
në faqet 2, 3, 4
Ndajmë preokupime të njëjta me znj. Ollbrajt
Nga Sali BERISHA
Edhe një herë dua të përshëndes përzemërsisht vizitën në Shqipëri, të Sekretares Amerikane të Shtetit, Ollbrajt. Kjo është vizitë historike e një mikeje të madhe dhe të shquar të kombit shqiptar. Dua të përfitoj nga ky rast për t’i shprehur edhe një herë znj. Ollbrajt, mirënjohjen më të thellë për të gjithë angazhimin e saj të madh ndaj shqiptarëve. Presidenti Klinton dhe zonja Ollbrajt bënë të gjitha përpjekjet diplomatike dhe ushtarake për çlirimin e Kosovës dhe sot znj. Ollbrajt vjen në Shqipëri për t’i afirmuar kombit shqiptar, Shqipërisë, ndjenjën e saj miqësore, vjen në Shqipëri për të falenderuar shqiptarët që u dëshmuan samaritanë të perëndimit gjatë krizës në Kosovë
në faqen 3
Ranieri: “Në Shqipëri sundon krimi”
Pas ministrit italian të Financave, Visco, një tjetër zyrtar i lartë italian z. Umberto Ranieri, kushtëzon ndihmën me luftën ndaj korrupsionit. Topi në portën shqiptare
në faqen 10
Sot, miting i madh në Sheshin “Skënderbej”
“Bashkimi për Demokraci” ju bën thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të mblidhen sot, më 20 Shkurt 2000 në Sheshin “Skënderbej” në mitingun madhështor që organizohet për të përkujtuar ditën e rrëzimit të simboleve komuniste.
Të gjithë të dielën në shesh, ora 12.00, për të protestuar kundër bllokimeve të rinj, pinjollëve të diktaturës që po kërkojnë të rikthejnë gjithçka mbrapa. Të protestojmë ndaj qeverisë së kusarëve që e ka zhytur vendin përsëri në mjerim dhe po e çon drejt shkatërrimit të plotë.
Të gjithë në shesh të dielën datë 20 shkurt, ora 12.00, për t’i thënë ndal shkatërrimit e për të rikthyer shpresën.
Arrestohen studentët grevistë të urisë
Në nëntë vjetorin e rënies së diktaturit policia e Poçit si ajo e Hekuran Isait
në faqen 15
Më 8 prill mblidhet Kuvendi i FRPD
në faqen 6
E vërteta e “falsifikimeve” të Arkivit të Shtetit
Nga Luan MALLTEZI
në faqen 18
Trishtimi i orës 20.00
Nga Visar ZHITI
në faqen 19
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 519 ditë nga vrasja e Azemit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simboli të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë shqiptarët.
Qeveritë e ish-komunistëve që të lënë lire dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se janë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrëresht këto fakte. Qeveria ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.