Si i dogji Shuli 28 milionë USD të Portit të Durrësit
Paskal Milo, minues i Korridorit të Tetë
në faqen 2
Hill: Kemi probleme me qeverinë e Tiranës
Këshilltari i Klintonit: Votoni kundër qeveritarëve të korruptuar, kundër atyre që nuk vendosin rendin dhe nuk luftojnë krimin. Qeveria duhet të vihet në shërbim të popullit të saj e jo të partisë. Shqipëria e nisi mirë, por tani po bën shumë pak. Tani që mbaroi lufta në Kosovë, do t’i kushtojmë më shumë vëmendje Shqipërisë
SHBA rikonfirmojnë shqetësimin për krizën në Shqipëri
në faqen 5
Kristofer Hill
Përse Shqipëria po humbet shansin e Paktit
Nga Sali BERISHA
Këto ditë njoftohet për një dështim të plotë dhe paraqitje shkatërrake të qeverisjes shqiptare në takimin e Shkupit. Siç rezulton nga njoftimi zyrtar, Shqipëria, e cila në fund të vitit 1996 kishte të garantuara 1.2 miliardë dollarë financime për dhjetëra e qindra projekte, përfitoi në takimin e Shkupit vetëm 7% të fondeve, apo 1/4 e përfitimeve të Maqedonisë. Po të kemi parasysh se fondet për rehabilitimin e rrugës Durrës - Kukës janë akorduar 4-5 muaj para këtij takimi, mbetet që në Shkup të jenë përfshirë vetëm disa projekte të NGO-ve shqiptare.
Ky dështim tjetër total i qeverisjes u mbajt në terr të plotë informativ për mëse 20 ditë sikur të bëhej fjalë për ndonjë çështje familjare intime, private të krerëve të klaneve shtetërore, dhe jo për një çështje jetike për të ardhmen e çdo shqiptari dhe integrimin e Shqipërisë.
në faqen 3
Vriten dy dhe plagoset polici
Serish vrasje në mes të kryeqytetit
Italia lëshon alarmin për bashkëpunimin mes trafikantëve shqiptarë dhe mafies italiane
Arrestohen në Palermo 28 trafikantë shqiptarë
në faqen 6
në faqen 7
Inercia e kukullave ruse
Nga Halit SHAMATA
Kukullat ruse janë një jetë mjaft origjinale edhe për faktin se shpërndajnë një simbolikë po aq origjinale. Dhe loja me to tek ne, pavarësisht se për moshuat informale të lodrave, është një gjë e largët, gati e panjohur për moshat e politikës zyrtare, shqiptare, diçka pothuaj e përcodëlisur.
në faqen 4
Kriza shqiptare, si krizë legjitimiteti
Nga Mujë BUÇPAPAJ
në faqen 4
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 522 ditë nga vrasja e Azemit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve është lehtësuar me dënimin e kriminelëve që i morën jetën këtij lideri. Dje, u treguan shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë drejtësinë kriminale, dhe duhet të kërkojnë publikisht se është ajo vetë që e ka vrarë Azem Hajdarin.