05/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 mars 2000

Intermexo letrare në hollin e një hoteli të Selanikut

SCRIPTA Nga Besnik MUSTAFAJ në faqen 16

Mbretërisa hyjnore

Faqja jonë letrare Përgatitur nga Visar ZHITI në faqet 20-21

PS, paqe me kallash në dorë

Barazimin në duelin Nano-Meta e sajuan tifozët e kryetarit socialist Blushi i kthehet shefit të vet: Nano, tradhëtar dhe frikacak në faqen 5

Nxitja që vjen nga SHBA për të ndryshuar realitetin

Nga Dr. Avni SHEHU Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është një vlerësim real i gjendjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ai është konfirmim i shqetësimeve që ka reflektuar në tërësi shoqëria civile e në veçanti opozita, ndaj arbitraritetit të qeverisjes dhe mungesës së shtetit ligjor në faqen 2

Rreziqe dhe shpresa për paqen në rajon

Nga Arian STAROVA Një vit pas vendosjes së trupave të NATO-s në Kosovë mund të thuhet pa ngurrim se është hedhur një hap i madh përpara drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes kombëtare të shqiptarëve. Edhe në Ballkan janë krijuar mundësi të reja për ta shndërruar atë nga një zonë konfliktesh periodike, e cila ka shërbyer si pikënisje e dy luftërave botërore dhe e shumë luftërave të tjera lokale në një hapësirë të paqes, mirëkuptimit e bashkëpunimit midis kombeve e shteteve në faqen 8

SHBA: 500 milion dollarë për Kosovën

Milo kundër opozitës italiane

140 miliardë lireta nuk do të lëvrohen për qeverinë shqiptare në faqen 2

Breshëri automatik[u], kryetarit të Zejmenit

Vazhdon terrori dhe dhuna ndaj pushtetarëve lokalë në faqen 4

21 Prill, Kuvendi Kombëtar i Grave Demokrate

Mblidhet Këshilli Kombëtar i LDG-së në faqen 4

Bode: “Aleanca për shtetin” e zhyti Selenicën në mjerim dhe varfëri

Festoshet 9-vjetori i krijimit të degës së PD Selenicë në faqen 4

Janar - Shkurt 2000, vrasje dhe dhunë ndaj opozitës

Pas deklaratave të Poçit, për zhdukjen e krimit të rrugës, qëndron vetëm propaganda e partisë së tij. Çdo ditë me krime. Policisë i humbin kriminelët speciale në faqet 6-7

Shqipëria, varfëri dhe shfrytëzim fëmijësh

Raporti amerikan për të Drejtat e Njeriut: lajmëron: Fshati drejt mjerimit të plotë në faqen 12

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 374 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish komunistëve që qenë të lirë dhe të pa-shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.