Gjinushi, Milo e Ruka, bosët e vizave greke
Shtypi grek hedh dritë mbi skandalin e vizave të Ambasadës greke
Dy herë në javë vetë ministri i Jashtëm Shqiptar, Paskal Milo, është paraqitur në Sektorin Konsullor të Ambasadës greke në Tiranë dhe ka paraqitur aty lista të tëra me emra diplomatësh dhe emra të tjerë të përvetuar. Po kështu, sipas shtypit grek, lista me emra njerëzish që kërkojnë të largohen për në Greqi, ka paraqitur edhe Kryetari i Parlamentit Shqiptar, Skënder Gjinushi
në faqen 7
BE: Kompromis për zgjedhjet
Patten: Duhet të ndaloni korrupsionin
“Është më e lehtë të parashikosh se si do të dalë ekipi i Mançesterit ndeshjen e ardhshme të kampionatit anglez se sa të parashikosh se kur Shqipëria do të mund të nisë bisedimet për arritjen e marrëveshjes së asociimit me Bashkimin Europian. Do të duhen shumë vite.”
në faqen 3
Humbja socialiste e Korridorit
Nga Sami NEZA
Pa dy vitesh aventurë me një ndër veprat më strategjike të Shqipërisë, ministri i Jashtëm, Paskal Milo, deklaron se pikërisht kjo vepër, Korridori 8, mund të mbetet jashtë pro- vëmendjes ndërkombëtare për investime, të cilat janë të pamundura për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare. Bashkë me superstradën Durrës-Qafë Thanë do të mbeten pa u investuar apo vënë në jetë, linja hekurudhore paralel me korridorin rrugor, linja telefonike apo elementë të tjerë të infrastrukturës. në faqen 5
20 arka me florì e argjend u grabitën nga thesari
Tirana, të dielën në
Thirrje e "Bashkimi për Demokraci"
Policia keqtrajton drejtorin dhe stafin e Radios “ABC”
Dhunë ndaj gazetarëve në Korçë. Policia vazhdon raprezaljet
në faqen 6
Ngjarja në Port, si u vra 19 vjeçari nga komandot
Prindërit e 19-vjeçarit Altin Xhebraj kërkojnë vetëm drejtësi për birin e tyre të vrarë nga shteti
në faqen 6
8 mijë lekë për 100 orë mësimi
7 mars - Mësuesve dikur u jepnim lule
në faqen 9
2000, FMN vetëm me një program mbi varfërinë
Kushte të reja për qeverinë shqiptare, e cila ka punuar keq në sektorë të ekonomisë duke sjellë të ardhura të pakta në buxhet
FMN - Keni punuar dobët në privatizim dhe dogana. Mungesa e kredive dhe investimeve kanë penguar zhvillimin e ekonomisë
në faqen 8
Viti IX i botimit Nr. (2480) E MARTË 7 MARS 2000 Çmimi: 20 lekë (250 dhrahmi)
ADRESA: Rr. "Xhorxhi Martini" Nr. 10 Tel.: 323 55 dhe 323 57 Tel&Fax: 303 29 Nr.llogarisë: 5092/116 - BKT Nr. 1, Tiranë
Adresa në Internet: www.rilindjademokratike.com dhe E-mail: gazetard@albaniaonline.net
Kryeredaktor Astrit PATOZI
Zëvendëskryeredaktorë Sami NEZA, Shemsi PEPOSHI
Argjend u grabitën nga thesari
në faqen 2
... dielën në shesh
në faqen 5
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 533 ditë nga vrasja e Azemit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë ish-komuniste që kanë lënë të lirë dhe të pasigjetuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Meksi nxjerr jashtë loje Pashkon
në faqen 3