12/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 mars 2000

Sot, të gjithë në sheshin “Skënderbej”

Thirrje e “Bashkimi për Demokraci” Qytetarë të Tiranës: “Bashkimi për De-mokraci” ju fton ditën e diel më 12 Mars ora 12.00 në sheshin “Skënderbej” Të protestojmë së bashku në 18 mujorin e vrasjes së tribunit të lirisë dhe të pluralizmit, Azem Hajdari dhe shoqëruesit të tij Besim Çerja në faqen 4

Bardhi kërcënonte kupolën

Gjatë hetimeve, viktima Ilir Bardhi kishte nisur të fliste. Ai kishte përmendur emrat e Fatos Nanos, të Gaz Demit dhe të Rexhep Meidanit Vrasja me snajper e të burgosurit. “Shefi” urdhëroi për t’i mbyllur gojën në faqen 5

Shefi i Rinasit, nën mbrojtjen e Meidanit dhe Gjinushit

Në dosjen e skandalit të Rinasit janë emrat e Skënder Gjinushit, Spartak Poçit, Pavli Zërit, prokurorët Agim Tirana dhe Nasip Naçe, shefa të SHIR-it e SHISH-it. Si përfitues janë emrat e Meidanit e Nanos në faqen 7

në faqen 5

AEROPORTI RINAS

Të vdekur, por më të fortë se vrasësit e tyre të gjallë

Poetët që u ngjitën në mbretërinë hyjnore Përgatitur nga Visar ZHITI në faqet 12-13

Ali Baba dhe dyzet hajdutët, version 2000

SCRIPTA Nga Besnik MUSTAFAJ Po hyja në vitin e tretë të qëndrimit në Francë kur si shkrimtar nisa të ndjej shqetësimin e varfërimit të gjuhës... në faqen 11

Berisha: “Vrasësit e Azemit, ulur në karriget e pushtetit”

Demokratët bëjnë homazhe në zyrën e Azemit dhe pranë memorialit të tij në faqen 3

Takim i frytshëm Berisha - Ahrens

Dje pasdite Kryetari i Partisë Demokratike Prof.Dr.Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Republikane z.Fatmir Mediu patën një takim të frytshëm për procesin elektoral me Ambasadorin e OSBE-së z. Ahrens dhe këshilltarin politik Majkëll Robinson.

Turizmi, miliona dollarë mungojnë në buxhet

Turizmi shtetëror në verë 2000 vetëm me katër hotele të rrënuara në Durrës në faqen 9

Politika e Angjelit rrit çmimin e naftës

Ish - Ministri i Ekonomisë, Preçi, dënoi situatën monopol në tregun e naftës në faqen 8

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 538 ditë nga vrasja e Azemit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin e rëndë të gjakut të bardhë shqiptar. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të paprekur vrasësit kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.