14/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 mars 2000

Do kthehemi shumëfish më 22 Mars

Berisha: Pranvera që po vjen, dimri i kusarëve Të dielën, 50 mijë demokratë, në Sheshin “Skënderbej” në faqen 4

SHBA: Korridori 8, në Shqipëri

Dje takimi Berisha-Limpreht. Ambasadori amerikan jep garanci për shqiptarët

Socialistët, tre vjet kundër 22 Marsit

në faqen 5

Gert Ahrens: Kushte të barabarta për zgjedhje

Pas ndërhyrjes së OSBE zgjidhet kriza e bisedimeve për ligjin elektoral në faqen 4

Berisha përshëndet Aznarin

I nderuar zoti Kryeministër, Dëshiroj t’ju dërgoj përgëzimet e mia më të përzemërta për fitoren e Partisë Popullore nën udhëheqjen tuaj, në zgjedhjet parlamentare të datës 12 Mars. Zgjedhësit spanjollë u shprehën mirënjohjen e tyre Ju dhe Partisë suaj për arritjet e tyre gjatë qeverisjes suaj në katër vitet që shkuan, si dhe ripërtërinë besimin e tyre në vlerat e Liberal demokracisë që Ju dhe Partia Popullore po konsolidoni me sukses në Spanjë. Fitorja e Partisë Popullore të Spanjës është një ogur i bardhë për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe për të gjitha forcat e qendrës së djathtë në mbarë Evropën. Përfitoj nga rasti të ritheksoj dëshirën dhe bindjen time të thellë se bashkëpunimi dhe miqësia midis dy partive tona është e një rëndësie të veçantë në përpjekjet e PD dhe të gjithë demokratëve shqiptarë për të përballuar dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj tyre nga ish-komunistët e ardhur në pushtet në Shqipëri, në kushtet e mungesës së plotë të shtetit ligjor, të korrupsionit qeveritar më të lartë në kontinent, për të mbrojtur dhe rivendosur në Shqipëri vlerat e përbashkëta që ndajnë dy partitë tona. Përshëndetje të përzemërta Sali BERISHA

Meta kryeëzon Shulin

Europa po shkon djathtas

Popullorët e Aznar fituan më shumë se gjysmën e vendeve në parlamentin spanjoll në faqen 14

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 540 ditë nga vrasja e Azemit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që kanë lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë zemra të përvetshme, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

në faqen 4 Meta kryqëzon Shulin në faqen 3 Gjinushi: Mos prekni ministrat e mi në faqen 3 Minatorët e Krrabës, gati për fillimin e grevës nën tokë në faqen 8 Zana Çela sfidon gjykatën e Tiranës në faqen 6 Mafia shtetërore drejton trafikun në Rinas në faqen 7