07/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 prill 2000

Raport i rremë i Ministrisë së Financave: Pagës mesatare i shtohen 50 dollarë

Ndërkohë që BERZH ka raportuar para 2 muajve se paga mesatare për buxhetorët është 70 dollarë në muaj, qeveria shqiptare pretendon se ajo është 120 dollarë në faqen 9

Italia: Në Shqipëri nuk mund të investohet

Instituti italian i mbrojtjes së kredive dhe investimeve italiane jashtë vendit, SACE, porosit bizneset t’i rrinë larg Shqipërisë SACE thekson se Shqipëria ka vetëm një homolog në Evropë dhe kjo është Serbia, ndërsa është në një rend me Kongon, Kamboxhian, Xhibutin, Afganistanin, Irakun, Mozambikun, Antigua, Aruban apo vende me diktaturë komuniste si Kuba dhe Koreja e Veriut

Komisioni Meidani, çmënduria e fundit

Nga Edi PALOKA “Opozita kot gëzohet sepse edhe anëtarët e tjerë të KQZ do t’i zgjedhë Meidani”, - kështu u prononcua menjëherë pas dorëheqjes së dy anëtarëve të emëruar prej Meidanit në KQZ, përfaqësuesi i PS në grupin e ekspertëve, Sparuk Braho në faqen 2

Viktimat e mungesës së solidaritetit

Nga Shemsi PEPOSHI Një ngjarje e rëndë që ndodhi të martën me një punonjës të TV Klanit riktheu edhe njëherë debatin publik mbi lirinë e shtypit në Shqipëri në faqen 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 563 ditë nga vrasja e Azemit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që rëndon mbi këtë botë shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lejnë të lirë dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasesve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Meidani shtyn vendimin drejt kaosit

Ambasadori i OSBE i kërkon Meidanit kompromisi për KQZ Ruci: Nuk pyesim për opozitën në faqet 2-3

Dajçi: Gjinushi, liliputi elektoral

në faqen 5

Strazimiri: Do të ringjallim shpresën e shqiptarëve

Nesër mblidhet Kuvendi i të rinjve demokratë. Flet Kryetari i FRPD në faqen 4

Sarandë - Demokratët pushohen nga puna. OSBE: Janë pastrime politike

në faqen 10

Skrapar - Kryetari demokrat shkarkohet me policë

në faqen 10

Rinasi, porta e hapur e trafikut qeveritar

në faqen 6