09/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 prill 2000

Berisha: Rinia do të përmbysë kusarët

Zhvilloi punimet kuvendi i të rinjve demokratë Kolin Gjoka, pedagog në universitetin e Shkodrës, zgjidhet kryetar i FRPD speciale në faqet 2-4

Ja, kush do t’i numërojë votat e shqiptarëve

Meidani ka mbledhur në KQZ njerëz të afërt, miq të familjes së tij, Nanos dhe Gjinushit Fotaq Nano, kushëri i Fatos Nanos, anëtar i Partisë Socialiste, zgjedhur nga KLD si i pavarur; Shahin Bitri, kushëri i Bashkim Finos, sekretari i Komisionit Qendror të votimeve në referendumdin e manipuluar të Kushtetutës; Pandeli Varfi, matematikani, zgjedhur nga Presidenti, shok klase me Gjinushin për pesë vite rresht, mik i afërt i Meidanit në faqen 2

Kalbëzimi moral dhe censura e një institucioni të perënduar

Nga Bardhyl LONDO Mund të flitet shumë për lirinë e shtypit, mund të tregohen në forume e huaja sa herë të duash neni i Kushtetutës për lirinë e shtypit, por e vërteta është se censura ende egziston fare e hapur në Radio-Televizionin shqiptar. në faqen 7

Heroizmi i detyrueshëm i poetëve

SCRIPT A SCRIPTA Heroizmi i detyrueshëm i poetëve në faqen 21

Varret që ringjallin kombin

E diela e shkrimeve Faqe të përgatitura nga Visar ZHITI në faqet 12-13

Mafiozët e Tiranës, “shkollë” prostitucioni në Prishtinë

IOM - Organizata Ndërkombëtare për Migracion denoncon metodat që mafia shqiptare përdor për depersonalizimin e femrave të destinuara për tregun e prostitucionit në faqen 14

Zogaj: Kjo është një qeveri e qelbur

Ceka-Pashko manipulojnë konferencën e PAD në faqen 6

Shqipëria ka nevojë për një politikë të jashtme unike e të qëndrueshme

Nga Llesh KOLA në faqen 19 Rikthehen vrasjet e tipit mafioz në kryeqytet në faqen 11 Nano sulmon Poçin dhe Angjelin në faqen 5 Papunësia rrit numrin e emigrantëve në faqen 9 Tirana, frikë nga vapa dhe epidemitë në faqen 10

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 566 ditë nga vrasja e Azemit Çdo ditë qe kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të paskajshëm kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë përkrahës të vrasjes së tij të cilën emrin e përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë vrasësve të tij. Qeveria është duke u përpjekur drejtësinë kriminale, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.