19/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 prill 2000

Nis korrupsioni me rrugët

Meta dhe Shuli fillojnë ndarjen e tenderave të pranverës Firma e zëvendësministres së arsimit Mimoza Hafizi, “Albavia” është projektuar të marrë financime të rëndësishme për fushatën e rehabilitimit të rrugëve në faqen 4

Shpronësime si në ’45-ën

Gjykata Kushtetuese: Konfiskimet e Enverit ishin legjitime PD: Atentat politik shtresës së pronarëve në faqen 2

Platforma antikorrupsion nuk prek korrupsionin qeveritar

Nga Ridvan BODE Këto ditë qeveria shpalli të ashtuquajturën platformë të luftës antikorrupsion të parashikuar për t’u përfunduar në 15 Janar të këtij viti. Nisur nga përmbajtja e saj, kjo platformë përbën një përpjekje të re e duke përdorur demagogjinë e luftës kundër korrupsionit, të garantohet pozitat e klaneve pushtetare që në periudhën gati trevjeçare të qeverisjes së tyre e shndërruan korrupsionin nga një tendencë konjukturale e dominuar në një fenomen strukturor qeverisjeje, duke e ngjitur qeverinë shqiptare në më të korruptuarën e kontinentit dhe në kupolën e korrupsionit botëror në faqen 9

Bastardimi i konceptit për shoqërinë civile

Nga Bardhyl LONDO Mospërputhja e hapur e opozitës me maxhorancën për problemin e ligjit elektoral, po bëhet shkak që opinioni i gjerë të mësojë edhe më tepër se çfarë përmban beteja për këtë ligj themelor të demokracisë: konceptet themelore të qeverisë së maxhorancës së majtë dhe të presidentit të dalë prej kësaj maxhorance për ndërtimin e shoqërisë të hapur pluraliste në faqen 5

Sot, 585 ditë nga vrasja e Azemit

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi e gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lire dhe të pasqyhetuar kriminelët e më morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregon shqiptarëve se s’ka qenë dhe nuk është asnjëherë vrasësve, që cilë kanë emra të përveçëm, por nuk përken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm e të merituar Azem Hajdarin nuk mund ta tolerojnë farsën e këtij fajit. Qeveria që duhet të japë e të tregojë përgjegjësi, ose duhet të deklarojë publikisht se ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

“Shuli favorizoi firmën e terminaleve të trageteve”

Ish-drejtori i Portit të Durrësit: “Më shkarkuan klanet brenda PS” në faqen 9

Chenard: Absurd qëndrimi i qeverisë ndaj PD-së

Sekretari i Përgjithshëm i PDSH, Dr. Ridvan Bode, takohet me Presidentin e Kongresit Europian të Autoriteteve Lokale, Alain Chenard në faqen 4

Dëshmimi i ish-komunistëve

Italia dhe Shqipëria në realitete të ngjashme Nga Edi PALOKA në faqen 5

Që seksionet të kthehen në garanci të fitores

Strukturat e bazës së partisë duhet t’i përgjigjen intensitetit politik të qendrës Nga Xhevdet MEHMETI në faqen 6

Ja pse Vlora kërkon Berishën

Nga Sokol MULOSMANI në faqen 4

Njoftim

Ditën e mërkurë, datë 19 prill 2000, ora 18.00 në selinë e PD-së zhvillohet aktivi i PD, dega Tiranë dhe aktivi i LDG, dega Tiranë. Ftohen të marrin pjesë kryetarët, sekretarët, kryesitë e seksioneve dhe grupseksioneve të PD dhe LDG, dega Tiranë.