25/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 prill 2000

Rama i gjatë mund Ramën e shkurtër

“E thirra Edin ta bëj ministër pasi në Paris nuk kishte as aq para sa të blinte prefesë për të prerë thonjtë. Po vidiste për bukë”. Kështu ka deklaruar Nano pak kohë më parë, ndërsa një takim mes tij dhe Edi-vinit në selinë e PS-së ka bërë që avkru i kuq i kulturës, të zerë vend në hierarkinë e PS-së bashku me platformën e tij tip “diskut dhe shëtitje” - në faqen 5

Prapaskenat e privatizimit të tekstileve në Berat

PS grabit kombinatin e Tekstileve duke nxjerrë 1200 të papunë - në faqen 8

Nano, Ruçi dhe Çeço, në krye të trafikut të drogës

Revista e njohur «L’Espresso» boton artikullin e bujshëm. Ja kush fshihet pas inicialeve enigmatike të informacioneve të agjentëve italianë. Eksponenti i Partisë Socialiste G.R. - Gramoz Ruçi. I shoq i një ministrjeje, - Iljaz Çeço, bashkëshorti i Makbule Çeços. Shërbimi Sekret Italian zbulon lidhjet e zyrtarëve të Tiranës me mafian - në faqet 6, 7 L’Espresso ESCLUSIVO / SISDE E SISMI SVELANO L’ALBANIA CONNECTION E la droga andò al governo di Angela Deligi e Peter Gomez “RD” boton variantin e plotë të artikullit

Shpresa për konsensus në koma

Nga Jozefina TOPALLI - Në historinë 10-vjeçare të tranzicionit tonë të mundimshëm nuk ka ndodhur asnjëherë, as në vitin ’91 që procesi zgjedhor dhe rezultati i tij të jenë ekskluzivitet i partisë në pushtet. - Asnjëherë në këta 10 vjet, ligji elektoral nuk ka qenë me arbitrar, më i njëanshëm, e më pak i pranueshëm se ky në fillim të këtij mijëvjeçari. - Zgjedhjet e sivjetshme kështu siç po nisen do të jenë një operacion i komplikuar dhe me rreziqe të lartë. Me këtë ligj, shpresa për një rezultat zgjedhor që të jetë përgjigje e vullnetit të votuesve, është e skontuar - në faqen 3

Vlonjatët: Berishën e presim sa më shpejt

Takime intensive të grupseksioneve dhe departamenteve në Vlorë - në faqen 4

Fushata e PS-së, me ushtarakë dhe rezervistë, si zbori i Enverit

Demagogjia e fushatës socialiste dekonspirohet nga vetë kryeministri Aq shumë “vepra” ka planifikuar Ilir Meta dhe PS të ndërtojnë në Shqipëri, saqë nuk u di as emrat - në faqen 5

Klark çliroi Kosovën pa humbur asnjë pilot

- në faqen 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 591 ditë nga vrasja e Azemit Çdo ditë e kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa shqetësuar vrasësit që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe gjithë shqiptarët që e duan demokracinë Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrë këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e të nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.