26/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 prill 2000

Amendim i neneve që varrosin kompromisin

Miratimi i ligjit elektoral pa konsensusin e partive, vret shpresën për zgjedhje të lira. PD kërkon shtyrjen projektkodit

Majko: Meidani të ulet me partitë për KQZ-në

në faqen 3

Zbulohet ndërmjetësi i Nanos me Nehat Kullën

Skenari i grabitjes së ndihmave në Magazinat e Lundrës. Nano përdori Agron Dibrën për të lajmëruar Nehat Kullën. Zbardhet enigma e inicialeve të tjera të revistës “L’Espresso”. Shërbimet sekrete italiane kanë të dhëna të mëtejshme për implikime kriminale të zyrtarëve të Tiranës Pas inicialeve A.D, Drejtori i Rezervave të Shtetit, njeri i afërt i Kryetarit të PS në faqen 7

Rrezikshmëria e konsensusit të emëruar

Nga Bardhyl LONDO Lufta politike për ligjin elektoral dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i kalon kufijtë dhe parametrat e një beteje të zakonshme politike dhe mund të zhvillohet në një vend me demokraci të qëndrueshme e normale. Përpara se të jetë një betejë e zakonshme politike midis pozitës dhe opozitës, ajo është një luftë e vërtetë politike midis demokracisë dhe antidemokracisë, midis zgjedhjeve të manipuluara dhe respektimit të votës së lirë të popullit që përbën edhe shtyllën e demokracisë në një vend. Duke luftuar për një proces elektoral të ndershëm, të barabartë e të lirë, opozita shqiptare nuk lufton thjesht për të kryer rotacionin e pushtetit në një shoqëri normale demokratike, pra nuk këmbëngul për të kthyer me çdo kusht veten në pushtet, por për të respektuar votën dhe verdiktin e lirë të popullit në faqen 5

Roli i SHIK-ut në përplasjet e Klaneve të Partisë Socialiste

Nebil ÇIKA Mediat shqiptare njoftuan në fundjavën që kaloi një takim të bujshëm të kryetarit të PS-së Fatos Nano, me atë të shërbimit sekret shqiptar, Fatos Klosi dhe disa drejtues të tjerë të qeverisë, një takim që u interpretua në mënyra të ndryshme sipas kaheve dhe preferencave politike të shtypit. Gjithësesi, ky takim i bujshëm me gjithë aludimet e shtypit dhe opinionit shqiptar meriton një vëmendje të jashtëzakonshme për natyrën e tij dhe momentin kohor të zhvillimit në faqen 6

Bode takon Peretin

BE, shqetësim për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri Platforma elektorale Rama shkakton përplasje të reja brenda PS në faqen 4

Koçi: “Nano kërkon ta vërë PS-në poshtë shalëve të E.Ramës”

në faqen 2

Demokratët vlonjatë, të betuar për të mbrojtur votën

Takim në departamentin e Pushtetit Lokal në Vlorë në faqen 4

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 592 ditë nga vrasja e Azemit Çdo gjë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, nga simboli i demokracisë dhe i pluralizmit, provon implikimin dhe përgjegjësinë e Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi e gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pajoshëzuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë një anë e vrasësve, të cilët kanë rënë të përveçëm por nuk prekën përgjegjësit. Demokratët dhe gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrë këtë fakt. Qeveria as duhet të lejojë e as duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.