OSBE të mos jetë bashkëfajtore në manipulimin qeveritar
Grupi i ekspertëve të opozitës deklaron se projektligji nuk garanton zgjedhje të lira
në faqen 2
SHBA: Ligji elektoral të ketë pëlqimin e të gjitha partive
Ndihmës Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit kërkon zgjedhje të lira në Shqipëri
në faqen 5
Ku shkoi floriri dhe pse u fsheh vjedhja?
Qeveria pranon pas 4 muajsh grabitjen e bujshme. Arrestohen tre ushtarakë, por peshqit e mëdhenj janë nëpër zyra të rëndësishme të shtetit
Rikthehet grabitja e thesarit të Krrabës. “RD” e kishte shkruar që në fillim të janarit
në faqen 7
Poçi, kurbani i trafikantit me targa jeshile
Nga Nebil ÇIKA
Ka disa që në shtypin pro qeveritar është shpallur një luftë e papritur kundër ministrit të Rendit, Spartak Poçi, mbi të cilin po ngrihen akuza të rënda për përgjegjësi në korrupsion, trafik dhe nepotizëm si dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut nga institucioni i tij
në faqen 4
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 595 ditë nga vrasja e Azemit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveria e ish-komunistëve që le të lirë dhe të pasagjykuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e duan dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë krenësinë e tyre të fak[t?]. Qeveria, ose duhet të kapë e nëpërkëmbura drejtësinë kriminale, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Dy deputetë privatizojnë pa tender Metalurgjikun
Milioner brenda një nate. Një veteriner që administron pasurinë e dy Shtyhet për të martën diskutimi në Komisionin e Ligjeve deputetëve privatizon me rezervë disa objekte të Metalurgjikut të Elbasanit të amendamenteve më të rëndësishme të opozitës
Vlora i njeh mirë dhunuesit e saj
Ruçi, Nano, Meidani, Gjinushi, Klosi etj., duhet ta kenë të qartë se provokimet që vazhdojnë t’i bëjnë Vlorës dhe Shqipërisë e kanë një kufi, i cili nuk duhet kaluar sepse pastaj përgjigja është e pashmangshme
në faqen 4
Gjana: “Konsensusi për tre amendamente, një hap i vogël”
në faqen 3
Grabitjet thesari i Krrabës
Miting i madh në Sheshin “Skënderbej”
Velaj: ‘Bandën e Çoles e liroi kryeprokurori Arben Rakipi’
Në kasafortat e tunelit gjendeshin miliona dollarë
Grabitjet thesari i Krrabës
Çelësat dhe kodet i kishin, një pjesë Ministria e Rendit, ndërsa pjesën tjetër Banka e Shqipërisë
RD
RILINDJA DEMOKRATIKE
Në PS bien këmbanat e kumbjes
Në PS bien këmbanat e humbjes
Nga Astrit PATOZI
Në PS po bien fort këmbanat e humbjes. Të gjitha zhvillimet e kohëve të fundit në politikën shqiptare të çojnë në këtë përfundim. Dhe për t’i dëgjuar ato nuk është fare e nevojshme të përmenden apo të shihen në ekranet e televizioneve mitingjet dhe takimet entuziaste të drejtuesve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin, që tregojnë për një ringritje të fuqishme të së djathtës
në faqen 5
Lajmërim
Ditën e martë, datë 2 Maj 2000, ora 11.00, në sallën “Dea” të Pallatit të Kulturës në Tiranë, Kryesia e PDSH do të organizojë një takim të rëndësishëm të kryetarëve të PDSH, Prof.Dr. Sali Berisha me të zgjedhurit lokalë të PDSH, kryetarët e komunave, bashkive dhe rretheve.
Në takim duhet të jenë kryetarët dhe sekretarët e degëve të PDSH në rrethe si dhe kryetarët e departamenteve të pushtetit lokal në rrethe.
Pjesëmarrja juaj është e një rëndësie të veçantë.
Kryesia e PDSH