06/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 maj 2000

PD: Dokumentat provojnë se thesari u vodh pas ’97

Opozita denoncon planin për prishjen e provave nga Rakipi, Klosi e Meta Komisioni i transparencës pranë PD-së disponon të gjitha të dhënat dhe dokumentat e kontrollit të ushtruar më datë 5 Janar ku konstatohet se më datë 5 Janar 2000 nga prokurori Hysi dhe persona të tjerë, dera e tunelit të Thesarit është gjetur e hapur — në faqen 7

Berisha: Po votoni për funeralin e pushtetit tuaj

Socialistët miratojnë Kodin Elektoral, që shkatërron zgjedhjet e lira në Shqipëri Rruspa dhe eksploziv për pronat e ministrave të korruptuar. Et’hem Ruka të ruajë pallatin. Makbule Çeço ka rrethuar plazhin. Arben Malaj, tullaku Fino, Kristo Goxhi dhe Arbër (Andarti) vodhën miliona dollarë në skemat piramidale — në faqen 3 Foto nga mbledhja e djeshme e qeverisë

Tre të vdekur, të plagosur dhe të zhdukur

— në faqen 10

Para, vetëm për rrugët ku lëvizin targat zyrtare

— në faqen 9

Kodi, garanci për matjen

Jemin GJANA Qëkurse në fillim të janarit të këtij viti u hap debati në procedurat parlamentare për Kodin Elektoral, grupi ynë parlamentar, në vijimësi të linjës politike të PD-së e ka konsideruar kompromisin politik si faktor themelor dhe si një parakusht të domosdoshëm për t’i hapur rrugë një procesi elektoral të lirë dhe të rregullt — në faqen 5

Korça, të dielën në shesh

Miting i madh në qendër të qytetit. Merr pjesë Berisha Të dielën, në ora 12.00, në qendër të qytetit të Korçës, Partia Demokratike dhe opozita në përgjithësi organizon një miting madhështor kundër qeverisë, korrupsionit dhe kusarëve qeveritarë, do të protestohet kundër kodit zgjedhor që manipulojnë votimet dhe mbron mafien. Në miting do të përshëndesë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Berisha, takime me ambasadorin amerikan, Limprecht, Drejtorëshen rajonale të BB, Hartman dhe grupin drejtues të FIAT-it

— në faqen 4

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 602 ditë nga vrasja e Azemit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që të tronditi të gjithë opinionin shqiptar. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë faj. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Shuhet miku ynë i mirë Linci

Jeta e tij e shkurtër ishte pasqyrë e kohërave të vështira — në faqen 13

Tek “Ferma e kafshëve”, derrat qeshin, atëherë kur duhet të qajnë, dhe qajnë, atëherë kur duhet të qeshin

Njoftim

Sot, datë 6.05.2000, ora 11.00, pranë selisë qendrore të PD-së mblidhet Këshilli Kombëtar i FRPD-së. Merr pjesë edhe kryetari i PD, Sali Berisha