11/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 maj 2000

Të dielën, Berisha në Vlorë

PD i kthen nderin e humbur Sheshit të Flamurit

Qytetarë të Vlorës!

Bashkimi për Fitoren organizon ditën e diel, datë 14 Maj, ora 11.00, në Sheshin e Flamurit një miting të madh ku do të marrë pjesë Kryetari i PD-së, Sali Berisha. Bashkohuni me ne në protestën ndaj varfërisë, mashtrimit qeveritar, krimit, mjerimit dhe papunësisë. Bashkë me ne për t’i kthyer Sheshit të Flamurit dinjitetin dhe krenarinë që i dha Ismail Qemali. Të gjithë bashkë t’i japim fund dhimbjes tre-vjeçare të Vlorës, qytetit të historisë sonë, t’i kthejmë Vlorës traditën e patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Të gjithë bashkë për të filluar lëvizjen e madhe për rrëzimin e kusarisë e mashtrimit qeveritar që ka vrarë shpresën tonë për një jetë më të mirë, për progres e mirëqënie.

Thesari është grabitur i tëri

Thellohet skandali. Tunelet u vodhën sërish pas inventarizimit Bode denoncon përpjekjet për të sajuar pistat e hetimit për në Mars 1997 Deri në fund të vitit 1998, floriri ishte në tunel Thellohet skandali. Tunelet u vodhën sërish pas inventarizimit Thesari është grabitur i tëri Bode denoncon përpjekjet për të sajuar pistat e hetimit për në Mars 1997 Deri në fund të vitit 1998, floriri ishte në tunel Nuk ka mbetur asnjë kacidhe thesari. Asnjë monedhë nuk ka shkuar deri tani në Bankën e Shtetit. Si mbushën xhepat me flori Aleksandër Goga, prokurorët dhe shikasit e tjerë. Evakuimi i rremë i Thesarit në ditët e para të Majit. Si u përjashtuan nga inventari përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë. Pse nuk u përfshin forcat e policisë në “transferimin” e Thesarit. Pse hesht ende Shkëlqim Cani? në faqet 6, 7 Banka e Shqipërisë 6.2 SHËNIME PËR BILANCIN KONTABËL, LLOGARITË JASHTË BILANCIT DHE LLOGARITË HUMBJE FITIME. 6.2.1 Bilanci kontabël. Për vitin 1998, në zbatim të parimit të krahasimit, kemi një rritje të aktiveve dhe pasiveve në raport me vitin 1997, në shumën 7.4 miliardë lekë. • Ar dhe metale të çmuara. Vlera e rezervës së arit dhe metaleve të çmuara të administruara nga Banka e Shqipërisë është 2.389 milionë lekë Banka administron në total rreth 54.899.474 onz ar, vlerësuar me kursin fiks të Londrës të datës 31.12.98, në të cilin 1 onz ar = 287.45 USD Ky zë nuk përfshin 62.198.312 onz ar pranë bankave të huaja Zëri ‘Ar dhe metale të çmuara’ në vitin ’98 në krahasim me vitin ’97 është zvogëluar me 191 milionë lekë. Kjo është rezultat i rivlerësimit, në të cilin kursi i vlerësimit të këtij pasuri rënie (në vitin 1997 në onz ar = 289.2 dollarë). Ja çfarë thotë raporti zyrtar i Bankës së Shqipërisë për vitin 1998: “Është kontrolluar saktësia e pasqyruar në bilancin kontabël në fund të vitit 1998 e llogarive: ‘Ar, metale të çmuara e tjera’, ku rezulton se gjendjet e shprehura janë të garantuara me sasinë materiale”

Qauçët e Gjinushët hapën varre në Shesh të Flamurit

Në 1997 krerët aktualë të mazhorancës nisën goditjen kundër institucioneve të shtetit. Gjinushi dhe Ceka ngritën tre gishta, Malaj dilte me flamurin grek, Brokaj përgatiste terrenin. Sheshi i Flamurit u përdhos nga ata që sot drejtojnë në faqen 5 Zëdhënësi i PD paralajmëron njerëzit e komiteteve në qeveri Hamot e qeverisë do të përgjigjen për çdo provokim në faqen 3

Fundi i një spekul(l)imi propagandistik

Nga Bardhyl LONDO Tani që më në fund u shpall zyrtarisht vizita e liderit demokrat në Vlorë, mori fund edhe një dilemë ose e ashtuquajtur dilemë, që mundoi prej kohësh shtypin e majtë dhe propagandën e këtij krahu në faqen 5

Qeveria kërkon konflikt në Vlorë

Policia nuk jep lejen për mitingun e demokratëve në Shesh të Flamurit në faqen 8

Leku merr rrokullimën

Skandali i Thesarit shkakton çarje të thellë në sistemin financiar shqiptar në faqen 5

Njoftim

Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të LDG-së se ditën e Shtunë, dt. 13.05.2000, ora 11.00, zhvillohet mbledhja e këtij Këshilli. LDGSH Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të LDG-së se ditën e Shtunë, dt. 13.05.2000, ora 11.00, zhvillohet mbledhja e këtij Këshilli. LDGSH

Njoftim

Grupimi Dhjetor ’90, ditën e premte, datë 12.05.2000, ora 11.00 organizon pranë memorialit të Azem Hajdarit ceremoninë e vendosjes së Pllakës që përjetëson pemët e lirisë, pemët që përjetësojnë Azem Hajdarin, Arben Brocin, Abdyl Matoshin, Besim Çeren dhe të gjithë ata që dhanë jetën për demokracinë.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 607 ditë nga vrasja e Azemit Ddo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë të lirë dhe të pasiguruar kriminelët që i morën jetën liderit të dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë e janë në anën e vrasësve, të cilët janë ende të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe gjithë shqiptarët e ndershëm dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrë këtë qeveri, ose duhet të kapë e nxjerrë jashtë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.