13/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 maj 2000

Qytetarë të Vlorës!

Bashkimi për Fitoren organizon ditën e diel, datë 14 Maj, ora 11.00, në Sheshin e Flamurit një miting të madh ku do të marrë pjesë Kryetari i PD-së, Sali Berisha. Bashkohuni me ne në protestën ndaj varfërisë, mashtrimit qeveritar, krimit, mjerimit dhe papunësisë. Bashkë me ne për t’i kthyer Sheshit të Flamurit dinjitetin dhe krenarinë që i dha Ismail Qemali. Të gjithë bashkë t’i japim fund dhimbjes tre-vjeçare të Vlorës, qytetit të historisë sonë, t’i kthejmë Vlorës traditën e patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Të gjithë bashkë për të filluar lëvizjen e madhe për rrëzimin e kusarisë e mashtrimit qeveritar që ka vrarë shpresën tonë për një jetë më të mirë, për progres e mirëqenie.

Nis të shfryhet skenari Meta-Rakipi-Klosi për grabitjen e floririt Lirohen 2 nga hajdutët “vullnetarë” të thes arit

I mbeturi në burg Dalti, nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë marsit 1997. Kushëriri i tij shkruan nga Greqia: Ka qenë me mua deri në dhjetor 1997. Me siguri e kanë torturuar, ose i kanë premtuar diçka të madhe në faqen 7

Provokimet ndaj opozitës janë të rrezikshme e të papërgjegjshme

Ambasadori i SHBA, kërkon siguri të plotë nga institucionet shtetërore për mitingun e udhëheqësit të opozitës në Vlorë PD ka informacione të sakta për të gjitha përgatitjet që po bëjnë pushtetarët e lartë për të provokuar mitingun e PD në faqen 2 Një dicka e tillë kërcënon të minojë stabilitetin e Shqipërisë. Një mënyrë e tillë është mbetje nga koha e komunizmit

Berisha: Kam shumë për t’u thënë vlonjatëve

Intervistë e kryetarit të PD: Vlora nuk mund të jetë peng i mafies dhe i tresimbolit serb Këtu janë vënë në garë kreu i shtetit me zëdhënësin e tij ushtarak, kryeministri me drejtorin e policisë Myftari, Gjinushi me shefin e SHIK se si e si të pengojnë tubimin paqësor të demokratëve në Vlorë në faqen 3

Në zyrat e PS së Vlorës mbli(d)hen bandat

Në zyrat e PS së Vlorës mbli[d]hen bandat në faqen 3

Tare Gjalli(ca), Neki Tenderi dhe Niko Veizi, shefat e banditëve

në faqen 3

Banditi Hamit Hashia qëllon me automatik në mes të qytetit

Gjinushi ngarkon deputetin e PSD, Engjëll Bejtja të bëjë pritë në Levan Qeveria nëpërmjet përfaqësuesit të saj direkt, prefektit të Vlorës, Tare Hamo, kërcënon për trazira në faqen 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 609 ditë nga vrasja e Azemit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasigurisë të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kështu këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Viti IX i botimit Nr. (2536) E SHTUNË 13 MAJ 2000 Çmimi: 20 lekë (250 dhrahmi) ADRESA: Rr. “Xhorxhi Martini” Nr. 10. Tel.: 323 55 dhe 323 57 Tel&Fax: 303 29 Nr.llogarisë: 5092/116 - BKT Nr. 1, Tiranë Adresa në Internet: www.rilindjademokratike.com dhe E-mail: gazetard@alb aniaonline.net Kryeredaktor Astrit PATOZI Zëvendëskryeredaktor: Sami NEZA, Shemsi PEPOSHI