14/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 maj 2000

Thesarit iu hoq siguria kur kryeministër ishte Nano

Berisha publikon dokumentin e një punonjësi shumë të rëndësishëm të Ministrisë së Rendit dërguar ish-zëvendësministrit të Brendshëm, Ilir Çano, më datë 28.7.1998 dhe me numër protokolli 1875. Ky dokument vërteton se objekti u braktis gjatë periudhës kur ishte kryeministër Fatos Nano. “‘Nga kontrolli i datës 7 Janar 2000, inventari i floririt është bërë vetëm më datën 1-4 Prill 2000. Pra gjatë periudhës Janar-Shkurt-Mars 2000, objekti u la qëllimisht në mëshirën e fatit apo të vjedhë kush të dojë!’ në faqen 2

Sot, Vlora në festë

Në ora 11.00, të gjithë me Berishën në Sheshin e Flamurit Berisha: Qeverisë i fle lepuri në bark, ndërsa demokratëve u është zgjuar luani Demokratët e Vlorës nisin festimet. Entuziazëm para selisë së PD

Mirësevjen Sali Berisha

Demokratët e Vlorës nisin festimet. Entuziazëm para selisë së PD në faqen 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 610 ditë nga vrasja e Azemit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që qenë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria ose duhet të kapë e nxjerrë përpara drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që e ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Të bllokohet sheshi që në orën 4.00

Skenar ogurzi i Partisë Socialiste për të prishur mitingun e PD Niko Veizi, Tare Hamo, Neki Dredha janë ngarkuar të mobilizojnë bandat, farefisin dhe administratën lokale që të ngrihen që me natë për të zënë sheshin e Flamurit në faqen 5

Nështon me turp prova e antimitingut

Hysni Milloshi dhe Maksim Hasani mezi mbledhin 40 vetë Në radhët e protestuesve, motra dhe tezja e Niko Veizit, si dhe farefisi i Tare Hamos dhe Neki Dredhës në faqen 5

Vriten Presidenti i “Tomorit” dhe gjyqtari Zylfo

në faqen 7

Gjendet kufoma e Erieta Avdylit

në faqen 7

Viti IX i botimit Nr. (2537) E DIEL 14 MAJ 2000 Çmimi: 20 lekë (250 dhrahmi) ADRESA: Rr. "Xhorxhi Martini" Nr. 10 Tel.: 323 55 dhe 323 57 Tel&Fax: 303 29 Nr.llogarisë: 5092/116 - BKT Nr. 1, Tiranë Adresa në Internet: www.rilindjademokratike.com dhe E-mail: gazetard@albaniaonline.net Kryeredaktor Astrit PATOZI Zëvendëskryeredaktorë Sami NEZA, Shemsi PEPOSHI