01/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 qershor 2000

Ilir Meta cakton kryetarin e PS në krye të bashkisë

Çmenduria e fundit e pushtetit: Kryeministri emëron në kundërshtim me ligjin kryebashkiakun e Lushnjës në faqen 3

Mema, ose komisari bandit

Ja disa nga bëmat e mëkëmbësit të Spartak Poçit në Laç Kuadri i Poçit, me shkollë të mesme zooteknike, drejtues i komitetit të Shpëtimit në Gramsh. Nga bari bëhet komisar. Për 5 ditë në Laç keqtrajton dhjetëra qytetarë. Mes tyre, biznesmenë, oficerë policie, fshatarë të pafajshëm etj. në faqen 5

“Yes man”, ose politikanë vasalë

Nga Mitro ÇELA Në shtator të vitit 1992, së bashku me Azem Hajdarin takuam kryeministrin Andreioti. Ai na tregoi faksin e Zoti Kardili. Pastaj i tha: “A mja-mit: Diktatura është jashtë njeriu dhe brenda tij. E para rrëzohet siç u shemb Muri i Berlinit. Diktatura e brendshme jeton ende tek disa politikanë, të cilët kanë komplekse ndaj të huajve. Paaftësinë e mbulojnë me servilizëm. Thonë “Si” kur duhet të thonë “Jo”. Në politikë këta quhen “Yes Man” dhe janë virusi më i rrezikshëm për fatet e një kombi. Ata me dëshirë dhe për përfitime personale, bëhen shërbëtorë besnikë të diplomatëve të huaj, shesin shpirtin dhe kompetencat tek të huajt, duke e kthyer partneritetin midis vendeve në vasalitet! në faqen 7

Një tragjedi antike në ditët tona

Nga Visar ZHITI Këto ditë u shfaq nëpër vendin tonë tragjedia e fundit e antikitetit grek “Bakantet” e Euripidit, vënë në skenë nga një teatër milanez, A.T.I.R., në bashkëpunim me Akademinë tonë të Artit, nën kujdesin e Institutit të Kulturës Italiane në Tiranë. Vizioni regjisorial i Serena Sinigaglia-s, lëvizjet, zërat, muzika, mizanskenat, dritat dhe hija, gjuha (italisht dhe herë-herë shqip) e reja, kaosi dhe qetësia, çmenduria kolektive dhe heshtja, monologu dhe zhurma, dhuna dhe njeriu, ata që e bëjnë dhe ata që e pësojnë në faqen 7

Berisha, për dy orë festë me studentët

Pritje madhështore për Liderin e opozitës në Qytetin “Studenti” në faqen 4

Gjykata: 5 vjet burg për Alimuçën

Mbaron gjykimi i çështjes VEFA në faqen 8

Papunësia dhe varfëria prekin 75 % të popullatës

në faqen 11

Dajçi: “Spartak Poçi është kryetrafikant”

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së denoncon skenarët e ministrit të Rendit për destabilizimin e vendit në faqen 2