20/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 qershor 2000

Gilman-Meidani: Badiguardi juaj kërcënon gazetarët me vdekje

Kongresi amerikan, i shqetësuar për vrasjet, dhunën dhe penalizimet e shtypit opozitar në Shqipëri Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit amerikan përmes një letre, i kërkon Meidanit që të prononcohet rreth akteve të dhunës ndaj gazetarëve të opozitës, të marrë masat për t’i dhënë fund kërcënimeve, si dhe të nxjerrë para drejtësisë dhunuesit e shtypit të lirë në Shqipëri në faqen 3

Kryemadhi bllokon 280 milionë

Bashkëshortja e Kryeministrit Meta përfshihet në një tjetër aferë korrupsioni në faqen 7

Poçi: “Unë, ministri i kriminelëve”

Ministri i Rendit Publik ka konstatuar se lufta kundër krimit të organizuar duhet të zhvillohet në dikasterin që ai drejton. Asnjë përgjigje për supervrasjet në faqen 9

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 646 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Çifti mafioz

Krye zate inkuizitive kundër pushtetit lokal Prej kohësh, në qendër të vëmendjes së shtypit po edhe të publikut kanë qenë disa skandale të gruas së Kryeministrit, në të njëjtën kohë edhe një nga eksponentët e Partisë Socialiste dhe të të rinjve të kësaj partie, Monika Kryemadhi në faqen 7 Kryqëzatë inkuizitive kundër pushtetit lokal

Kryqëzatë inkuizitive kundër pushtetit lokal

Arben ÇEJKU Një agresion i paparë ka nisur kundër përfaqësuesve të pushtetit lokal të Partisë Demokratike. Struktur[a?] qeveritare dhe partiake të PS-së, po ushtrojnë dhunë psikologjike, verbale dhe fizike ndaj të zgjedhurve demokratë në faqen 6

Berisha, pritje në Ministrinë e Jashtme franceze

në faqen 3 Fushe: “Zgjedhjet e ndershme janë jetike për Shqipërinë”

Dhuna mbi Kryetarin e Bashkisë së Kukësit

në faqen 14 Socialistët zgjerojnë hartën e presioneve për frikësimin e pushtetarëve lokalë

Çmimi milioner i “Gërvisht dhe Fito” kapet në Vlorë

Një peshkatar nga Vlora fiton 100 milionë lekë me një gërvishtje. Die në Pallatin e Kongreseve kompania “Gërvisht dhe Fito” prezantoi fituesin milioner në faqen 12

EURO 2000

* Turqia: Ejvallah Hakan Sukur * Italia, edhe rezervat e Zof fitojnë * Gjermania, sytë nga rumunët e huliganët * Europiani, aty ku “lekët prihen me gërshërë” * UEFA kërcënon: Anglezë, do ju nxjerrim jashtë speciale në faqet 20-21