11/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 korrik 2000

Fabrika u shit vetëm me një të dhjetën e vlerës

Tenderi i fabrikës së Çimentos së Fushë-Krujës, dalin abuzime të reja në faqen 9

12 milionë marka për makinat e Meidanit, Metës, Çeços e Finos

Media gjermane denoncon skandalin e ri të pushtetarëve shqiptarë në faqen 3

Amoraliteti i rrethimit antiopozitë

Nga Bardhyl LONDO Pardje, forca më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, u detyrua të reagojë ashpër dhe të përgënjeshtrojë një shkrim botuar në një të përditshme në faqen 5

Humbja - PS në kërkim të fajtorëve

Nga Edi PALOKA Rezultati i zgjedhjeve lokale, por edhe i atyre të përgjithshme që duket se do të zhvillohen shumë shpejt, edhe pse mund të mos jetë i përcaktuar ekzaktësisht në shifra, tanimë perceptohet lehtësisht nga të gjithë në faqen 5

100 zyrtarë nën hetim për drogën

Shtetasi turk flet nga qelia për lidhjet me rrjetin mafioz shqiptar në faqen 7

Kush nuk e ruan votën, s’e meriton

Vazhdojnë në të gjithë vendin aktivet e PD-së në faqet 4, 6

Mërzia e shkrimtarëve udhëtarë

Besnik Mustafaj në faqen 11

Akuzë vjen nga Kontrolli i Shtetit

AMC dhe Telekom, nën hetime për korrupsion Minarolli kundërshton idenë e ndarjes së Bashkisë së kryeqytetit në disa minibashki në faqen 9

PD: Tirana nuk mund të ndahet

në faqen 2

Berisha vlerëson rolin e Mustafajt në marrëdhëniet me jashtë të PD

PD: “Ambasadori” i ka bërë PD përfaqësim të shkëlqyer në të gjitha takimet ndërkombëtare në faqen 2

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 668 ditë nga vrasja e liderit të djathtë Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish komunistëve që qenë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Djathtë, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.