19/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 korrik 2000

Gjana: Ndarja e Tiranës është politike

Koalicioni qeveritar kundër kartave ndërkombëtare për qeverisjen vendore në faqen 2

Drejtësia nën kthetrat e mafias

Topalli komenton dorëheqjet e detyruara të prokurorëve në faqen 3

PD denoncon procedurat korruptive të qeverisë “Meta”

Bode: Nuk do të njohim privatizimet e paligjshme Trafiku i drogës: Pse u fut në grackë turku Xhevdet Çelik dhe pse dha dorëheqjen prokurori i çështjes Baronët e drogës, me poste të larta në qeveri në faqen 6

Socialistët e kanë ulur pagën reale

Nga Omer STRINGA Cila është e vërteta për dinamikën e pagave dhe pensioneve gjatë tre viteve të fundit? Nuk është e nevojshme për të paraqitur shifra sepse qytetarët shqiptarë e kuptojnë këtë fenomen nga pagat e tyre kur ulen për të ngrënë. Predispozicioni i qeverisë socialiste këtë tri vjet e fundit për rritjen e pagave dhe pensioneve ka qenë minimal. Në tre buxhetet e tyre është parashikuar të rriten pagat dhe pensionet me 5%, 6%, 8% në faqen 5

Qeveria kërkon kaos të plotë elektoral

Shemsi PEPOSHI Bashkim Fino shpreh duje vendosmërie e qeverisë socialiste për t’i shkuar deri në fund kaosit elektoral që ka nisur me miratimin e Kodit Zgjedhor dhe KQZ. Zoti Fino tha se qeveria do kalojë dy projektligje për ndarjen administrative dhe atë të Bashkisë së Tiranës, kur zgjedhjet janë fare afër në faqen 5

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 676 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish komunistëve që kanë lënë të lirë dhe të pasqueduar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Meta, me shkop gome në Vlorë

në faqen 7

Në PS plas grushti për kryebashkiakun

N ndizet lufta brenda llojit për kandidaturat e pushtetit lokal në faqen 4

Arrestohet djali i kryetarit të Partisë Socialiste

Kishte vjedhur një dem në një fshat dhe i ishte fshehur policisë në faqen 6

Njoftim

Datë 21-22 korrik 2000 zhvillohet seminari me temë “Rinia dhe roli i saj në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri”, ku do të jenë të pranishëm kryetarët e Forumit Rinor të republikës, ku do të jenë të pranishëm kryetarët e Forumit Rinor të republikës (në mungesë një i deleguar tjetër). Takimi i kryetarëve do të jetë tek selia e Partisë Demokratike Dega Durrës ora 12.00 dt.21.07.2000. Seminari do të zhvillohet në ambientet e Hotel “VELESHTA”. Kryesia

Lajmërim

Në kuadrin e përgatitjeve për fushatën elektorale organizojmë ditën e Enjte, ora 11.00 në Selinë e Partisë Demokratike në Tiranë një takim me të gjithë Nënkryetarët e PD-së të rretheve, Kryetarët e Departamenteve (edhe anëtarë nëse dëshirojnë) dhe anëtarët e departamenteve të PD-së Tiranë. Në këtë takim do marr pjesë kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha.