26/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 korrik 2000

Vullneti i shqiptarëve do të triumfojë mbi moralin e kusarëve

Kryetari i PD kërkon pjesëmarrje më të madhe të grave në procesin zgjedhor në faqen 5

Meta mashtron Amaton

Kryeministri italian, ultimatum Tiranës: Do ndërpresim ndihmat në faqen 7

Italia, në prag të një “Addio”

Qeveria e koalicionit të majtë në Itali braktisi përfundimisht iluzionet tre vjeçare, mbi mundësinë e shkëputjes së lidhjeve të Tiranës zyrtare me botën e krimit, mbasi dy ushtarakë të saj humbën jetën me një përplasje me trafikantët shqiptarë të klandestinëve. Bilanci, për herë të parë tragjik për palën italiane, duket se ka qenë pretekst i patolerueshëm që fqinjët kanë pritur për t’u transformuar pakënqësitë diplomatike në akuzën më të ashpër me të cilën mund të atakohet një shtet. Refenuar në kohë, reagimi ka doza të pastra cinizmi, po të mendosh se ai do të ishte po aq i motivuar edhe para dhjetë ditësh kur viktima ishte një krijesë shqiptare, vetëm tetë muajshe me kafkën e copëtuar në faqen 4

Rrëzohet Concordi i Air France. 113 të vdekur

Një Concorde i linjës Parisi Nju Jork është rrëzuar dje në mbrëmje në afërsi të kryeqytetit francez, duke rënë mbi një hotel dhe një restorant. Të paktën 113 vetë mësohet të kenë vdekur pasi avioni i mbushur me turistë gjermanë ra në tokë, duke shënuar kështu edhe rrëzimin e parë të një supersoniku Concorde. Policia franceze tha se të 100 pasagjerët dhe 9 njerëzit e personelit që ishin në bord vdiqën. Këtyre të fundit iu bashkuan edhe 4 vetë, që ndodheshin në Hotelin 72 vendësh “Relais Bleus”. Hoteli u përfshi nga flakët pas rrëzimit dhe pas disa orësh në pjesën më të madhe të tij kishin mbetur vetëm mbeturina hekuriçthesh. Nuk ka patur asnjë fjalë, mbi atë se cilat mund të kenë qenë shkaqet e rrëzimit të avionit, i cili ishte aktivizuar që nga viti 1980 dhe kish patur një kontroll gjeneral në 21 korrik. Qysh nga fillimi i prodhimit të tyre, përpara më shumë se tridjetë vjetësh, kjo është hera e parë që Concorde rrëzohet. Zyrtarët e Air France thanë se të gjithë pasagjerët në bord ishin gjermanë. Pasagjerët ishin nisur për në Nju Jork, ku do të vazhdonin një udhëtim turistik me anije. Avioni u rrëzua në orën 4.44 në një zonë ku kryqëzohen autostradat, 9 milje në verilindje të Parisit. Ai ra vetëm disa minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti Charles de Gaulle.

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 681 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish komunistëve që qenë të lirë dhe të pasqetësuar kriminelë që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Pas neverisë, edhe PS, para për të blerë gazetat

në faqen 2

Rama, 700 milionë me prokurim të drejtpërdrejtë

në faqen 2

Korrupsion me tenderat në drejtorinë e Spitaleve Elbasan

në faqen 9

Njoftim

Ditën e shtunë më dt.29. korrik në ora 11:00 pranë selisë së PD mblidhet Këshilli Kombëtar i hapur i FRPD. Përveç kryetarëve ftohen edhe nënkryetarët dhe anëtarët e Kryesisë së rretheve. Merr pjesë kryetari i PD z.Sali Berisha.

Njoftim

Ditën e Mërkurë, në datën 26 korrik Ora 19.00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” do të mblidhet Aktiv i zgjeruar i qytetit të Tiranës Për të shprehur protestën e demokratëve të Tiranës ndaj veprimit arbitrar të mazhorancës socialiste për ndarjen e qytetit Ftojmë edhe anëtarët e partive të grupimit “Bashkimi për Demokraci”