02/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 gusht 2000

Për kandidaturat e PD vendos baza

Përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë e këshilltarë të bashkive e komunave, në përputhje me statutin Berisha: “Kryesia Qendrore e PDSH, Këshilli Kombëtar nuk ka asnjë të drejtë tjetër përveçse refuzimin, në rast se e shikon se është jo kompakt, jo e përputhshme me atë ç’ka ka përcaktuar statuti” në faqen 3

100 ha tokë të VEFA-s, pronë e Nanos, Gjinushit e Finos

Qindra mijëra km2 tokë, të grabitura nga qeveritarët në faqen 2

Zgjedhjet e tetorit nuk janë thjesht lokale

Nga Shemsi PEPOSHI Zgjedhjet e tetorit për nga pesha që kanë dhe rëndësia që marrin për të ardhmen e vendit nuk janë thjesht zgjedhje vendore për drejtuesit e bashkive dhe komunave. Këto zgjedhje nuk do të caktojnë thjesht drejtuesit e bashkive dhe komunave këshilltarët lokalë dhe parlamentet lokale që do të administrojnë komunitetet lokale pas tetorit. Kjo, për një sërë arsyesh në faqen 5

Pse humbet Edi Rama

Nga Sami NEZA Socialistët shpallën fushatën e tyre elektorale duke i servirur opinionit politik shqiptar modelin e Edi Ramës si protagonist të pushtetit vendor të majtë. Vendimi i kryesisë socialiste për ta paraqitur si kandidat për Bashkinë e Tiranës, është pritur pa entuziazëm nga shumë socialistë në faqen 5

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 690 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeverisë i është komunikuar që të lërë të lirë dhe të paheshtuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Ushtarët grekë ishin 803 jo 250

Meta, Meidani, Gjoni mashtruan për numrin e trupave greke në Shqipëri në faqen 2

1 tetor, vota për t’u ndarë nga krimi dhe mjerimi

Takim i drejtuesve të PD-së me zgjedhësit e Peqinit, Orikumit dhe Librazhdit në faqen 4

Zguri: Kemi shkelur disa herë ligjin

Anëtari i KQZ-së konfirmon akuzat e ngritura nga ish-sekretari Pali Xhelo në faqen 2

Fatos Nano kërcënon Gjinushin me shkarkim

në faqen 2

Arben Malaj, pronar i “Adriatikut” të Durrësit

në faqen 9

Burri ther gruan në sy të fëmijëve

në faqen 11

Poçi: “Më tepër militantë në Ministri për zgjedhjet”

në faqen 11

Presidenti Meidani, armik i studentëve

në faqen 5