03/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 gusht 2000

Berisha: Duhen më shumë vëzhgues për zgjedhjet

Kryetari i PD-së priti kryetarin e Misionit të Monitoruesve Europianë, Frederic Belaresque në faqen 4

KQZ është i diskredituar

Pali Xhelo u kërkon dorëheqjen anëtarëve të Komisionit Zgjedhor në faqen 5

Ja si u vra kryepolici i Shkodrës

Policia ka vrarë Bahri Tafili 51 vjeç dhe arrestuar të birin, Genc Tafilin, 21 vjeç Ministri i Rendit Spartak Poçi numëron policin e 198 të vrarë në faqen 7

Një tetori, si ndryshim politik

Ka një insistim të përditshëm të qeverisë shqiptare dhe Partisë Socialiste për të motivuar zgjedhjet e ardhshme lokale vetëm si një çështje administrative, si ndryshim të thjeshtë kuadri dhe jo si një vendim politik të votuesve shqiptarë në faqen 5

Greqia përzë shqip[t]arët

40 të sëmurë nga azotemia, në prag të vdekjes

Greqia përzë shqiptarët nga spitalet

PD: “Ky është racizëm i egër antishqiptar” në faqen 3

Zgjedhjet e tetorit janë më shumë se politike

Bode dhe Topalli takohen me zgjedhësit e Peshkopisë dhe Lezhës në faqen 4

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 691 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish komunistëve që lënë të lirë dhe të paqeshtësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përcëvëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Paloka: PD dënon vrasjen e Zylyftarit

Zëdhënësi i PD-së, Edi Paloka deklaroi mbrëmë se PD dënon vrasjen e Drejtorit të Policisë së Shkodrës në krye të detyrës, Arben Zylyftari. Paloka tha se kjo vrasje e 198 e punonjësve të policisë ka në bazë krimin e organizuar dhe atë ordiner, paralizën nga politika shtetërore të drejtësisë dhe mosfunksionimin e saj të plotë. Zëdhënësi i PD tha se ende nuk është hetuar dhe zbardhur asnjë nga vrasjet e punonjësve të uniformës që kanë humbur jetën për shkak të mosfunksionimit të drejtësisë dhe bllokimit të saj nga politika shtetërore. Zëdhënësi Paloka duke shprehur edhe njëherë mbështetjen e PD për të gjithë punonjësit e policisë në luftën e tyre kundër krimit, tha se “Partia Demokratike angazhohet se do të zbardhë të gjitha vrasjet e uniformave dhe se do të çojë para ligjit e drejtësisë të gjithë autorët e këtyre akteve kriminale”.

“Sovraniteti” i Meidanit dhe hakmarrja greke

shqiptare dhe Partisë Socialiste për të mohuar të votuesve shqiptarë “Sovraniteti” i Meidanit dhe hakmarrja greke Ushtarët grekë do të largohen më në fund nga Shqipëria. Pas protestave të shumta të opozitës, pushtetarët e Tiranës vendosën të pranojnë largimin e kompanisë greke, e cila qëndronte në Yzberisht pa asnjë mandat dhe në kundërshtim të plotë jo vetëm me ligjet shqiptare në faqen 5