16/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 gusht 2000

Fiton sozia e Monika Kryemadhit

Avokatja e Nehat Kullës, nënkryetare e KQZ në faqen 3

Policia qëllon mbi turmën

Revoltë në Kukës. Policët e Poçit dorëzojnë komisariatin për 5 minuta Bilanc i përgjakshëm: Të paktën tre të plagosur, komisariati i shkatërruar, makina të djegura dhe tension në qytetin verior. Tregtarët e vegjël kundër qeverisë. Kryeministri urdhëron përdorimin e armëve të zjarrit mbi qytetarët kuksianë. Disa ditë më parë, Poçi kishte deklaruar se rendi është nën kontroll në faqen 2

Politika e fasadave

Kryeministri Meta pardje u paraqit para ekranëve të televizioneve duke prerë jo një po disa shirita përurimi nëpër fshatra të rrethit të Beratit, së bashku me ministrin e Bujqësisë Xhuveli i cili ka fituar si deputet, pikërisht në këtë zonë dhe shpreson të fitojë diçka përsëri në prag të zgjedhjeve të reja në faqen 5

OSBE e KE ndahen për zgjedhjet e vjeshtës

Grunet:Raporti ynë për zgjedhjet e vjeshtës, i pavarur nga raportet e institucioneve të tjera në faqen 3

Specialët keqtrajtojnë kolonel Fatos Hoxhën

në faqen 6

Kapet me 7 kg kokainë djali i Fatos Muços

në faqen 6

Mazreku u urdhërua nga Gjinushi e Nano për të vrarë Azemin

Fakte të reja rreth atentatit kundër Azem Hajdarit kryer më 18 shtator 1997 brenda godinës së Parlamentit në faqen 7

Këllira grabit duke lyer 3 nga 4 faqet e ministrive

në faqen 4

Nesër në RD do lexoni:

Gjithçka për skandalin e vilave të çiftit Meta në bllok

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 704 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish komunistëve që kanë qenë të lirë dhe të pasqësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Demokracisë, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këta fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.