02/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 shtator 2000

Sot, të gjithë në Sheshin “Skënderbej”

PD çel fushatën e fitores: “Me votën tonë të ndryshojmë Shqipërinë” Ditën e shtunë, më 2 shtator, ora 18.00, PD hap në Sheshin “Skënderbej” fushatën e fitores për zgjedhjet vendore të 1 tetorit. “Sot votohet, sot vendoset, sot fitohet”

Qeveria pranon sulmin ndaj Topallit

Presioni ndërkombëtar e detyron Metën dhe Poçin të prishin marrëveshjen me bandën e armatosur Luftë mes policisë dhe bandës që organizoi pritën e Peshkëpisë

Poçit i mbeti kallashi në dorë

Nga Astrit PATOZI Qeveria e falangave antiopozitë u detyrua më në fund dje të pranojë se pritja e Peshkëpisë ndaj nënkryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, ka ndodhur pikërisht ashtu siç ka deklaruar Partia Demokratike. Një taborr policësh të Spartak Poçit u ndeshën dje në Peshkëpi me bandën që organizoi incidentin me zonjën Topalli, pasi hasi në kundërshtimin me armë të protagonistëve. Reagimi i ashpër ndaj policisë, i bandës që kërcënoi me vdekje nënkryetaren e Parlamentit, mund të konsiderohet normal në faqen 5

Sot votohet, sot vendoset, sot fitohet

Berisha takohet me drejtuesit lokalë të PD Sot votohet, sot vendoset, sot fitohet 2 tetori është dëshmimi i madh i zgjedhësve shqiptarë për mbarëtruesit e tyre më të shpërfytyruar, më të shpifur në historinë e pluralizimit. Shqiptarët do të dinë në këtë fushatë të japin përgjigjen e merituar atyre që premtuan rikthimin e parave të humbuara në skemat piramidë, por që grabitën të gjitha pasuritë e këtyre skemave, janë bërë sot milionerë mbi pronat e tyre dhe me mbi 130 milionë dollarët që morën në banka nga pasuritë e tyre. në faqen 4

Edvin Rama do të pastrojë Tiranën?!!!

Nga Edi PALOKA Edvini i PS ka deklaruar dje se ka ndërmend të pastrojë Tiranën, po të zgjidhet kryetar bashkie. E dalë nga goja e çdo kandidati për kryetar bashkie kjo është një shprehje normale në faqen 5

Mustafaj: Ja çfarë do të bëj për Tiranën

Kandidati i PD shpalos platformën për zhvillimin e metropolit shqiptar Do të realizojmë autonomi lokale efektive, qeverisje vendore që i përgjigjet në kohë nevojave të qytetarëve të saj, shërbime të komentuara dhe të shpejta mbi të gjitha, pjesëmarrje të domosdoshme të qytetarëve në punët e qeverisjes vendore, nëpërmjet referendum(eve) apo forumeve të opinionit dhe shumë formave të tjera, të njohura e të provuara nga bota demokratike reformën rrënjësore të qeverisjes vendore në faqet 8-9

SHBA kërkon zbardhjen e atentatit ndaj Topallit

Berisha takohet me ambasadorin Frowick në faqen 3

PS fillon fushatën e humbjes së madhe

Fondet e zeza të fushatës së Edvin Ramës në faqen 3

Qeveria mbron vrasësit e Azemit

Sot, 720 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË

6 15 25