Tirana, në krye të refuzimit të karnavalit elektoral
në faqen 3
Ulqini: “Fituam 96 për qind”
Farsa zgjedhore degjeneron në rezultatet e diktaturës
në faqen 2
Përligjen të gjitha vërejtjet e opozitës
KE dhe ODIHR, kritika të ashpra për KQZ dhe procesin zgjedhor
në faqen 3
Kush e shpiku “armikun” në Himarë
Berisha: Skenar antishqiptar
“armikun” në Himarë
Nga Astrit PATOZI
Qeveritarët e Tiranës arrijnë me shumë sukses të ndërkombëtarizojnë Himarën si qytet me probleme etnike, mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndonëse një gjë e tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë, madje ka qenë krejtësisht e kundërta. Himara është mbajtur në jetë të jetëve si djep i shqiptarizmit. Mirëpo, ky epitet me të cilin janë krenuar në kohëra vendasit, sot është vënë në dyshim, pikërisht nga ata që duhet të tregonin vëmendje për çdo pëllëmbë të Shqipërisë për ta mbajtur larg nga abuzimet e shovinistëve fqinjë
në faqe 3
Berisha: Skënder antishqiptar për Himarën
në faqen 3
Balotazhi, i palligjshëm
Kodi Zgjedhor: Kur tërhiqet njëri kandidat, raundi i dytë zhvillohet me të tretin në listë
në faqe 4
Fjalë zemre për Ali Spahinë
Nga Pjetër ARBNORI
Kishte lindur pesë ditë pas meje, pran- aj shpeh bëja shaka se ishte më i ri dhe e kisha radhën unë për të folur, për të push- uar, për të ngritur gotën. Vetëm radhën për të ndezur cigaren nuk ia lejonte askujt. Ka lindur më 23 janar 1935, bir i një familjeje të njohur qytetare, patriotike të Gjakovës
në faqet 10-11
Minarolli: Demokratët në protesta
Çfarë do të propozojë kryesia PD të Tiranës në aktivin e sotëm
në faqe 2
Qeveria mbron vrasësit e Azemit
Sot, 762 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është e vetëdijshme, ose ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Njoftim
Sot, më datë 17 Tetor 2000, ora 17:00, në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” zhvillohet Aktivi i zgjeruar i Partisë Demokratike Dega Tiranë me tematikë: Denoncimi i manipulimeve dhe shkatërrimit të institucionit të votës së lirë në Tiranë si dhe qëndrimet e demokratëve ndaj poshtërimit që u është bërë qytetarëve të kryeqytetit më 1 tetor, duke iu mohuar të drejtën e votës dhe lirisë së tyre, nga strukturat mafioze të ngritura nga mazhoranca socialiste.
Në aktiv do të marrin pjesë: Kryesitë e Seksioneve, të Grupseksioneve, anëtarët e Kryesisë së degës së PD-së Tiranë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.