Nano - Meta, lojë të ndyrë me KQZ
Paloka: KQZ zbatoi me përpikmëri urdhërat e Nanos, Metës dhe Finos. Ky komision nuk ishte tjetër veçse një instrument i moralit dhe vullnetit politik të qeveritarëve
në faqet 2-3
Kongresmenët amerikanë dënojnë dhunën ndaj opozitës
SHBA, shqetësim për situatën pas zgjedhjeve të 1 tetorit në Shqipëri
Henry Hayed, kryetar i komisionit të drejtësisë në Kongresin Amerikan, së shpejti në Tiranë
në faqen 3
Ndërtesa e Kongresit Amerikan
Pse sajon atentate Kryeministri Meta
Bukoshi nuk ka pasur asnjë komunikim me Metën, as para dhe gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë
në faqen 6
“Të ndëshkohen vrasësit e 28 Nëntorit”
Miting i fuqishëm në Bajram Curri
në faqen 4
Terroristi Meta arreston sekretarin e PD, Krujë
Terroristi Meta ka urdhëruar mbrëmë arrestimin e sekretarit të PD për qytetin e Krujës, Arben Muho. Ai është ndaluar së bashku me drejtuesin e Sindikatës së Pavarur, Engjëll Kollaku. Vendimi për arrestimin e sekretarit të PD për Krujën ka qenë tërësisht politik dhe nuk ka pasur asnjë shkak tjetër. Meta është hakmarrë kështu ndaj qytetit të Krujës, i cili në zgjedhjet lokale të 1 tetorit votoi për kandidatin e PD dhe vetëm pas manipulimeve të vazhdueshme dhe të pandërprera edhe në raundin e dytë u bë e mundur që kandidati i PS të fitonte me dhunë kreun e bashkisë.
Në këtë mënyrë kryeministri bandit shqiptar vazhdon të ushtrojë dhunë dhe terror ndaj kundërshtarëve të opozitës. Meta nuk heq dorë nga prangosja e opozitës dhe vrasjet që ka nisur që në festën e pavarësisë në Tropojë.
Sinjora Buzi: Kulaç dhe kërbaç për qeverinë
Mitro ÇELA
Mërinë e italianes Kristina Buzi ma sollën në konak dritat e Eridanit të KESH-it, i paçim uratën, për kurajon që na jep kur llafos si e bija e Zegos majë thanës, se do të kemi elektrik nga fundi i vitit tjetër, në qoftë se BE do të zgjidhë qesen për 85 milionë dollarë që i paska miratuar qeveria e fortë e udhërrëfyesit zotit Ilir Meta
në faqen 5
Kush është Bujar Himçi
Prokurori-xhelat që u transformua në arkitekt i firmave piramidale
Kjo është fytyra e vërtetë kriminale e zv/ministrit të punëve të brendshme, Bujar Himçi
në faqen 13
“Rrezikohemi të na eliminojnë fizikisht”
Letër për Pjetër Arbnorin, nga Burgu 302 i Tiranës
në faqen 7
Qeveria mbron vrasësit e Azemit
Sot, 815 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të përfaqësuesve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria, ose duhet të kapë e njëherë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të heqë dorë nga çdo pushtet që është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Portret i Azem Hajdarit
Paul M. Weyrich: “Kolin Powell është një mik i madh i juaji. Do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë. Jamë shumë dakort me këto që diskutuam dhe kam mjaft informacion mbi atë çfarë ndodh sot në Shqipëri. Me Berishën kam pasur lidhje të vazhdueshme dhe kam vazhdimisht, pasi flas shpesh me të në telefon. Ju them diçka që nuk është sekret tek ne, grupimi që ne i përkasim janë të gjithë me ju, me demokracinë”