Sms e delegatëve për Ramën: “Vure tradhëtarët në presidium”
Prapaskenat e kongresit të djeshëm të PS, Blushi: Rama u kthye majtas. Malaj, kritik
Sms e delegatëve për Ramën:
“Vure tradhëtarët në presidium”
Kreu i PS flet si kryeministër, merret me Berishën, por asnjë rast nuk përmend Ilir Metën
Nga Anila Basha
Edi Rama do të jetë ndjerë në vështirësi kur në celularin e tij BlackBerry, ndërkohë që Blendi Klosi po thërriste në presidium të gjithë ata që do të dilnin përballë qindra delegatëve të kongresit, i erdhi një mesazh. Dhe pavarësisht se kryetari i PS mendonte se gjithçka do t’i vinte foli, punët nuk dukeshin dhe kaq mirë në sallë, aty poshtë, kur njerëzit, përveçse shihnin fasadën, nuk dinin se ç’ndodhte pas kuintave, pra realisht, nuk dinte për përplasje të gjithsecilit që punimet e këtij kongresi të ishin në rregull.
“Po mirë, gjithçka e kuptoj në përzgjedhjen e njerëzve në presidium, por nuk po kuptoj se pse e ke vendosur nga Vlora atë zonjë që në mbledhjen e Këshillit të Qarkut votoi kundër kandidatit sonë për të kryesuar qarkun?”
Mesazhi vinte nga një prej delegatëve të qarkut të Vlorës, madje, një eksponent shumë i rëndësishëm në parti. Në këtë moment, ndërsa Blendi Klosi vazhdonte të fliste në foltoren e kongresit, Edi Rama, me shtrëngim në celularin e tij. Vazhdon të lexojë mesazhin dhe e shtyn kurrizin pak më mbrapa si për të parë ç’shtë shkruar, ndoshta dhe i çuditur nga ajo që po lexonte.
Dhe siç duket kthen një përgjigje të zbëthtë, që lexohet pak me vështirësi për nga vendi ku ndodhemi. Diçka të tipit “nuk e di”. Bëhej fjalë për Mimoza Arapin, e cila në kongresin e PS, ishte në krah të Gramoz Ruçit në të majtën e tij, një zonjë bjonde, kryetarja e Konispolit, e kap Delvina,
veshur hijshëm e plot sharm, tamam si delegate kongresi për të qenë e tillë në katër vitet e ardhshme. Zonja Arapi, kryetarja e Konispolit, ishte në krye të presidiumit, por që për grupin e delegatëve të Vlorës, pothuajse ishte e papranueshme kjo gjë. Kishte probleme. Vetëm një muaj më parë, kur Vlora “tragjikisht” humbi me rezultat të thellë kreun e Këshillit të Qarkut, ndërsa kandidati Brunilda Mesini ishte propozimi i PS, dhe kryetari i PS të rrethit Vlorë në mënyrë publike me konferencë për shtyp dha dorëheqjen duke akuzuar Edi Ramën për mungesë demokracie të brendshme në parti dhe...
Vijon në faqen 2
Në foto:
Punimet e kongresit të PS
To be continued...
Editorial
Nga Arben Rrozhani
To be continued...
Ngjyra e kongresit të djeshëm të Partisë Socialiste ishte e zeza, ideale për një funeral, për të përcjellë për në banesën e fundit, përçarjen, mosbesimin e elektoratit për mbrojtjen e votës popullore, dyshimin se Rama është lideri gjithëpërfshirës dhe padurueshmërinë e ofertës për një qeverisje ndryshe.
Por funerali i PS-së që nuk duam të jetë, nuk e ka groposur “xhenezen”. Prej sot gjithçka është “To be continued”. Palët brenda partisë më të madhe të majtës janë po aq të përçara edhe pas kongresit të radhës. “Armiqtë” janë sot po aq anti-PS sa ç’ishin dje, do të bëjnë fushatë si dhe më parë, do të akuzohen se po bëjnë lojën e Berishës. Kongresi nuk e siguroi elektoratin e majtë, që voton, se ajo do të mbrohet, se nuk do të bëhet si në 28 qershor 2009, apo si ndodhi zm[a?] kushtë të bashkisë së Tiranës, sepse ky është dorëzim tek ata që realisht nuk ka marrë votën, që hiqet të qeverisë.
Funerali i PS-së që nuk duam të jetë, nuk e ka groposur “xhenazen”. Prej sot gjithçka është “To be continued”
Edi Rama nuk guxoi të premtonte se ai do të ishte lideri gjithëpërfshirës që bashkon të gjitha rrymat dhe idetë brenda partisë së vet dhe jashtë saj. Nuk tha se do të bënte aleancë gjithëpërfshirëse, pse jo edhe me LSI-në.
Edi Rama prezantoi dhe foli si menaxheri i qeverisjes së ardhshme qendrore. Duke premtuar gjithçka që është mohuar apo zhvatur shqiptarëve prej vitit 2005. Por njerëzit që ka afruar, që do të bëjnë ndryshimin e shumëpritur, mos ishin ata që kemi patur deri në shtator 2005, në krye të kleptokracisë “Nano”.
Sot është një ditë e re, por historia e djeshme socialiste “To be continued...”
Pëllumbi: Fjalimi i Ramës, populist
Intervista
Faqen 5
Pëllumbi: Fjalimi i Ramës, populist
Nga Arben Rrozhani
Qeveria ul me 10% fondet e mbrojtjes, shkelet detyrimi
PROJEKTBUXHETI
NATO kërkon nga buxheti 2% të PBB
Qeveria ul me 10% fondet e mbrojtjes, shkelet detyrimi
Nga Genc Kondi
Në dokumentin e kaluar dy ditë më parë në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë për Projektbuxhetin, Ekzekutivi ka ndërmarrë një hap të guximshëm përballë...
Në faqe 8
Zbardhet lista e asamblesë vijë mbështetësit e Nanos
FORUMI
Hyn me konsensus dhe pa votim Dritëro Agolli
Zbardhet lista e asamblesë vijë mbështetësit e Nanos
Nga Anila Basha
Socialistët po e mbajnë fjalën e S për bashkimin e madh brenda vetes, atë që u duhet sipas Edi Ramës për të fituar në zgjedhjet e 2013. Lista e të përzgjedhurve për tu votuar për në Asamblenë e Partisë Socialiste, një proces numërimi që do të duhet të vazhdojë gjithë natën, është mbushur plot emra, që dikur kanë qenë ish bashkëpunëtorë të Fatos Nanos, e që në një mënyrë apo në një tjetër kanë qenë të mënjanuar nga PS. Emra si Anastasi Angjeli, Agron Duka...
Në faqe 3
19-vjeçarin e përzënë nga shtëpia, tregoi se ishte gay
Faqe 13
19-vjeçarin e përzënë nga shtëpia, tregoi se ishte gay
Faqe 15
Artisti Isufi: Buza gabohet, dënimet s’ishin me fjalë
Rezultatet e analizave të ndryshme, faji i pajisjeve
Faqe 12
Rezultatet e analizave të ndryshme, faji i pajisjeve
Faqe 14
Shefqet Vërlaci, si dhuroi 1 mijë ha për gjeneralin italian
Tragjedia në Itali, rrëfehet babai shqiptar që humb familjen
Faqe 11
Tragjedia në Itali, rrëfehet babai shqiptar që humb familjen
Faqe 10
Dhuna në familje, numërohen 100 raste në tetë muaj
Urim
SHQIPTARJA.com
Uron të gjithë besimatarët myslimanë që festojnë
KURBAN BAJRAMIN
Njoftim
SHQIPTARJA.com
Do të rikthehet në botim për lexuesit e saj ditën e martë në datën 8 nëntor 2011