Maks Velo: Perandoria e Agollit si ajo e Spaçit
DEBATI PER LIDHJEN / Vazhdon rrëfimi i piktorit që akuzon dyshen Agolli-Buzi
“Dalja e parë e Enverit pas vrasjes së Mehmet Shehut, ishte vizita e tij në Lidhjen e Shkrimtarëve. Në krah kishte Dritëroin dhe Kujtim Buzën. Artistët duartrokasin me diktatorin”
Lajmi
Dy foto surprizë na shfaqin, Enver Hoxhën në krah të Dritëro Agollit dhe Kujtim Buzës. Kjo është shfaqja e parë e diktatorit në publik pas vrasjes së Mehmet Shehut. Një takim urgent dhe pikërisht mes artistëve... Ja arsyet.
Nga Admirina Peçi
Këto dy fotografi, ngjarja që i shoqëron dhe konteksti në të cilin i sjellim zbulojnë katërcipërisht rolin e vërtetë që kishte Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Maks Velo, i sjell këto imazhe duke zbuluar për lexuesit një fakt mjaft ngacmues. Enver Hoxha, shfaqet në publik për herë të parë pas vrasjes së Mehmet Shehut dhe ai shfaqet pikërisht mes artistëve, në Galerinë Kombëtare të Arteve, me Dritëro Agollin dhe Kujtim Buzen në krah, në një takim të organizuar në mënyrë të rrufeshme, brenda 2 orëve... Ç’kishte ngjarë? Si lidhen këto dy fotografi me rolin, detyrat dhe dënimet e Lidhjes së Shkrimtarëve? Maks Velo na e sjell sot përmes kësaj interviste.
Maks në përgjigjen tënde të drejtpërdrejtë, për Kujtim Buzën, rastet i cilin nuk e ndan nga Agolli, ju sillni dy fotografi, të cilat kanë një histori dhe konotacion të veçantë... Mund të na e shpjegoni?
Po është një ngjarje shumë e rëndësishme për mua. Ajo foto dëshmon daljen e parë publike të Enver Hoxhës pas vrasjes së Mehmet Shehut. Në atë kohë kam qenë në burg. Ne e përjetuam me një gëzim të madh vetëvrasjen e tij. Për mua nuk ka shumë rëndësi është vrasje a vetëvrasje. Ai i parapriu familja të tij. Mehmeti zhduku gjeneralët, Beqir Ballukun, Abdyl Këllezin... Ata zhdukën njëri tjetrin. Ishte një mekanizëm që i hante të gjallë. Në këtë kuptim nuk kishte pse të vinte keq. Por mënyra si e bënin ishte e tmerrshme. P.sh unë e njihja djalin e tij të madh Lladin, ishte djalë i edukuar. E vrau në Gramsh... Vijon në faqen 14-15
FOTO EKSKLUZIVE
Në foto: Dalja e parë e Enverit pas vdekjes së Mehmet Shehut (në rreth majtas) Dritëro Agolli (në rreth djathtas) Kujtim Buza
Shkrimtarët politikanë
Editorial
Nga Eno Çaçaj
Shkrimtarët politikanë
Politika me sa duket po shfaq simptomat e para të lodhjes përpara interesit të publikut. Ndaj për këtë politkëbërësit po mendojnë se si ta bëjnë më tërheqëse. Përveç rrjeteve sociale në internet, bashkëbisedimit apo publikut të aksioneve politike, një formë shumë e gjetur po bëhet edhe libri. Aminsë ky i fundit po vuan periudhën më të errët qëkur filloi të shkruhej shqipja. Dramacitet që përkon me shkrirjen e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Ajo Lidhje prej nga doli Kadare, Princi i Asturisë dhe kandidati i përhershëm për çmimin Nobel. Nga ajo Lidhje që doli i madhi Dritëro Agolli që i festohet ditëlindja së majtas ashtu dhe djathtas. Dhe pas tyre tërë shkrimtarë të shquar, poetë, romancierë dhe prozatorë. Por sot shkrimtarët jan[?] bërë politikanë. Jo se mes tyre mungojnë shkrimtarët, por sepse me sa duket është një formë e bukur mjaft e goditur për të arritur tek publiku.
Sot me sa duket kohët kanë ndryshuar dhe liderët e PS kanë luksin të flasin dhe të diskutojnë përpara kamerave si shkrimtarë, si Twitter-ista apo FCB-ista.
Mos prisni që të jetë Bardhyl Londo, Fatos Kongoli, etj., rivalët e Blushit në panairin e ardhshëm të librit që do të kurorëzojë librin më të shitur. As Kadare. Ai është as më shumë dhe as më pak, kryetari që ai e ka kritikuar më shumë, Edi Rama. Vërtet bukur që dy rryma, ose dy linja të ndryshme brenda një partie që nuk ka rreshtur së menduari ndryshe, sot i kanë lënë vend debateve dhe diskutojnë për librin.
Por çfarë përgjigje ka sot shkrimtari i preferuar Blushi që para pak kohësh na mblodhi në një sallë dhe na tha që totalitarizmi i Ramës është sipërmarrja më e keqe që PS ka parë në këto 20 vjet? Kush janë rrugët e si PS do të pretendojë të vijë në pushtet në 2013. Do të bjerë qeveria, apo do të dështojë, apo do të kemi një PS forcën politike më të votuar. Kujdes! Është vërtetë forca më e votuar politike, por jo koalicioni fitues.
Sot me sa duket kohët kanë ndryshuar dhe liderët e PS kanë luksin të flasin dhe të diskutojnë përpara kamerave si shkrimtarë, si Twitter-ista apo FCB-ista. Packa votuesi nuk ka para të blejë as fletore për fëmijët apo librat e tyre. Për më tepër lap top apo lidhje interneti për të ndjekur me interes statuset në rrjetet sociale. Nëse kjo ishte rruga atëherë të bëjnë diçka me vlerë të shtuar për shoqërinë shqiptare. Godinën e PSP a bëjmë Lidhje të Shkrimtarëve dhe Artistëve. Kanë kohë që po kërkojnë një të tillë.
Shullazi kapet në makinën e Kuvendit
Policia tregon detaje të operacionit: Fshehu armën në kroskotë
ARRESTIMI
Ende nuk është bërë i ditur se kush ishte personi i tretë që i shpëtoi forcave të policisë, por burimet konfidenciale bëjnë me dije se gjatë momentit të arratisjes e panë duke u larguar me pistoletë në brez. Në sajë të një rruge operative policia kishte marrë informacione e nevojshme se Shullazi me dy persona të tjerë kishin disa javë që qarkullonin në kryeqytet me këtë makinë... Vijon në faqen 11
ARRESTIMI I BUJSHEM[?]
ARRESTIMI I BUJSHEM
Nga Besmira Muçaj
Një ditë pas arrestimit të Emiljano Shullazit policia konfirmoi faktin se ai së bashku me dy persona të tjerë lëviznin në kryeqytet me një automjet në pronësi të Kuvendit Popullor. Automjeti tip benz 240 C, ngjyrë e zezë, që është identifikuar nga blutë e kryeqytetit mban targat Tr 2703 L. Pikërisht ky automjet sipas të dhënave paraprake, dyshohet të jetë në pronësi të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Gjatë hetimeve të kryera të policisë rezultoi se ky automjet kishte fillimisht targat U 204 Z, ndërsa më pas janë vendosur targat e tjera.
Autografi i Ramës për të ëmën: Aneta, t’u bëfsha Kurban
Faqe 4
Blushi-Bashës: Do ta takosh Ramën, por mëso si bëhet sheshi
Faqe 5
Ligji i ri i administratës, nënpunësit leje për fushatë
Faqe 2-3
Qeveria shet HEC-et në vlerë më të vogël sesa janë në të vërtetë
Faqe 7
Kavaja, nga sfida për Berishën, te lule[t][?]
Kreu i Bashkisë, Elvis Roshi: Ja si po drejtoj
Kavaja, nga sfida për Berishën, te lulet
Faqe 8-9